Kandidatja e Partisë Socialiste për kreun e bashkisë Lushnjë, Eriselda Sefa bashkë me drejtuesin politik të qarkut Fier Taulant Balla, u ndalën në një pjesë të lagjes “18 Tetori”, ku garantuan se investimet e nisura në këtë zonë do të duhet të vijojnë më tej për ta urbanizuar të gjithë lagjen.
Sefa shtoi se puna për përroin e Lushnjës dhe unazën e qytetit që nis këtë javë, janë investime shumë të mëdha të cilat do të lidhen edhe me segmentet rrugore të lagjes “18 Tetori”.
Ndërsa drejtuesi politik Taulant Balla kërkoi nga banorët e lagjes “18 Tetori” dhe të gjithë Lushnjës votën për Eriselda Sefën dhe Partinë Socialite, si garanci për të vijuar punët e mëdha për të gjithë bashkinë.