Drejtuesi politik i PS për qarkun e Fierit, Taulant Balla dhe kandidatja e PS për kreun e bashkisë Lushnjë, Eriselda Sefa, zhvilluan një takim elektoral me vajzat dhe gratë.
Të pranishme në këtë takim ishin edhe ministrja Delina Ibrahimaj dhe sekretarja e Gruas në PS, Etilda Gjonaj.
Balla gjatë fjalës së tij e konsideroi shumë të rëndësishëm rolin e grave dhe të vajzave në sukseset elektorale të PS, duke nënvizuar se ato kanë mbajtur dhe po mbajnë një peshë të rëndësishme në jetën publike.
Zonja Sefa falenderoi gratë dhe vajzat e Lushnjës për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë jo vetëm në qytet, por edhe në Njësitë administrative.
Pasi nënvizoi disa projekte mbëshetëse për gratë dhe vajzat gjatë punës së saj 1-vjeçare në krye të bashkisë, kandidatja tha se në programin e saj ka edhe pika që mbështesin jo vetëm gratë me statuse sociale dhe ekonomike në vështirësi, por edhe iniciativa që nxisin gratë artizane dhe ato që dëshirojnë të hapin biznese të reja.
Në fjalën e tyre,Ibrahimaj dhe Gjonaj, u bënë thirrje grave lushnjare që të mbështesim, një vajzë të dalë nga radhët e tyre, e cila ka sfiduar edhe traditën maskiliste të drejtimit të institucionit, duke dëshmuar arritje e suksese në harkun kohor të një viti.