Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj deklaroi se prioritet për të, mbetet anëtarësimi i Kosovës në NATO, duke shtuar se në 11 janar do të ndërmerret edhe veprimi i parë solem në nderim të komandantit legjendar, Adem Jashari. “Do të bëjmë realitet anëtarësimin e Kosovës në NATO…Me 11 janar në ora 11:00 e bëjmë veprimin e parë solem, nderimin në memorialin në Prekaz për komandantin legjendar, Adem Jashari dhe familjen Jashari, me c’rast dëshmojmë respektin e përjetshëm të sakrificës për liri të të gjithëve. Ndërsa me 12 janar në ora 13:30 në sallën 1 tetori e fillojmë fushatën zgjedhore me një tubim të madh ku paraqesim kandidatët dhe vizionin tonë programor” Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj u shpreh se më shumë se kurrë vendit ka nevojë t’i kthehet siguria. Kosova ka qenë e mashtruar katër vite që lamë pas, nuk besoj se Kosova do të pranoj të futet në një mashtrim të ri i cili do të humbte kohën e mundësinë familjeve tona. Më shumë se kurrë ka nevojë të kthejmë Kosovën në punë, të kthejmë sigurinë në Kosovë, te vazhdojnë të ndërtojmë e kultivojmë partneritetet ne miqtë tanë” Fushata për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë do të fillojë më 11 janar, teksa qytetarët do të shprehin vullnetin e tyre në kutitë e votimit në 9 shkurt.