Banorët e lagjes Karbunarë të Lushnjës patën një takim me Kandidatin “Bashkë Fitojmë” Eduart Sharka ku u njohën me programin e zhvillimit të qytetit dhe në fokus këtë zonë.
I shoqëruar nga deputeti Saimir Korreshi dhe drejtues të PD-së, Eduart Sharka theksoi rëndësinë e ndryshimit, jo vetëm për faktin se kemi 16 vjet që qeverisemi nga e majta, por sepse kjo bashki ka prodhuar korrupsion dhe shpërdorim me fondet e taksapaguesve lushnjarë. “Investime pa kriter dhe impakt tek qytetari.Më pas fjala u përqëndrua në infrastrukturën që lidh Karbunarë-Lushnje-Berat dhe linja me fshatrat si nyje kryesore dhe pjesë zhvillimi. Shërbimi social dhe shëndetësor për moshat e treta. Menca sociale për njerëzit e braktisur.Shërbim shëndetësor për të moshuarit nga Bashkia.Përmirësimi i shërbimit për subvecione në bujqësi.Për të rinjë qe investojnë në këtë sektor ndihmë në ndërtimin e serave deri në 3 dynym.Ndihmë për bujqësinë, kur ka fatkeqësi natyrore.Ndërtimin e bursës në treg për çmimet e produkteve bujqësore.Çertifikimi i vajit të ullirit.Ulja e taksave vendore me 30%, ishin pikat e programit që sot u mungojnë lushnjarëve.
Deputeti Saimir Korreshi u përqëndrua tek rëndësia e ndryshimit të madh që pritet pas 14 majit. “Opozita në Lushnje është e bashkuar. Mbrapa kemi Bashkinë më të korruptuar, në taksa më të larta, në borxhin më të madh që do të paguajnë lushnjarët.
Ti thërresim arsyes se çfarë na pret përpara.
Koha për ndryshim është tani,” ka deklaruar z.Korresi.