Takimi i radhës i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Eduart Sharka ishte në Ardenicë.
Një zonë që mbart vlera të mëdha historike dhe agroturistike por që është lënë në harresë nga pushteti vendor.
Pavarësisht projekteve zhvillimore që ju premtuan këtyre gjatë 16 viteve,asgjë nuk është bërë për të përmirësuar jetën e këtij komuniteti.
Zoti Sharka u prezantoi banorëve projektin e tij për Bashkinë Lushnje dhe Ardenicën në veçanti.
Rregullimi i infrastrukturës rrugore dhe sistemimi i infrastrukturës së ujrave të zeza janë problemet më imedjate për ti dhënë jetë zhvillimit të turizmit të kësaj zone me standartin e Bashkimit Europian.
Ardenica së bashku me disa pika të tjera turistike që do të ndërtohen në bashkinë tonë do të jenë ndalesa e parë për turistët pas zbritjes në Rinas, – tha zoti Sharka.
sinkron edi sharka

Gjithashtu zoti Sharka nuk la pa përmëndur edhe projektet për bujqësinë, projekte të cilat do vijnë në ndihmë të fermerëve.
Bashkia do të jetë në shërbimin tuaj për çdo hall që të keni,- theksoi Eduart Sharka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *