Takimi përmbyllës i fushatës për zgjedhjet vendore në Bashkinë e Lushnjës kishte në qendër të rinjtë.
Morën pjesë Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Eduart Sharka, kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Besart xhaferri edhe drejtues politik të Lushnjës.
Drejtuesja politike e fushatës znj.Edit Harxhi iu drejtua të rinjve si forca që përçoi tek çdo derë mesazhin e ndryshimit dhe të fitores.
Besart Xhaferri, kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike falenderoi tw rinjtw pwr pwrkushtimin e tyre nw fushatw.
Eduart Sharka, kandidati për Kryetar Bashkie nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” shprehu falenderimin për punën e bërë gjatë kësaj fushate.
Ju keni qenë fushata, ju keni qenë fryma, ju keni qenë përfaqësia më e bukur e jona dhe mesazhi me kuptimplotë.
Ju do të jeni transformuesit e Lushnjës, sepse koha kërkon ndryshim,-u shpreh zoti Sharka para të rinjve demokratë.