Kandidatit i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Eduart Sharka zhvilloi një takim me mjekë dhe farmacistë.
Në këtë takim zoti Sharka shoqërohej nga mjeku Ilir Alimehmeti, i cili drejton dhe departamentin e shëndetësisë në Partinë Demokratike, drejetuesja politike Edit Harxhi, deputetja Ilda Dhori etj.
Diskutimet u përqëndruan në problemet e shëndetësisë sot, situata aktuale në spitale , largimi i mjekëve nga Shqipëria si dhe klishetë politike “të shëndetësisë falas”.
Kandidati Sharka në fjalën e tij theksoi rëndësinë e mjekut në këtë kohë kur ai është i braktisur nga shteti.
Në programin tim që u ofroj qytetarëve lushnjarë kam theksuar se sot kërkohet një përkujdesje më e madhe ndaj moshave të treta dhe njerëzve të braktisur, – theksoi Sharka
sinkron sharka
Dr Alimehmeti tha se është urgjencë kombëtare të shpëtojmë shëndetësinë dhe të ndalojmë largimin e mjekëve nga vendi ynë.
Është rritur numri i vdekjeve të njerëzve të vetmuar që nuk kanë kujdestari nga 4 në 55 persona në vit.
Kjo është përgjegjësi e sistemit, e shërbimit shëndetësor dhe e shërbimit social.
Figura e mjekut në shëndetësi në këto kushte me perezencën e tij tregon dinjitet, tha ndër të tjera Alimehmeti.
sinkron alimehmeti
