Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Eduart sharka i shoqëruar edhe nga deputeti Saimir Korreshi, ka zhvilluar takime intensive me banorët e Njësisë Administrative Dushk.
Të harruar nga pushteti vendor në 16 vite, banorët gjatë bashkëbisedimit listuan problemet e tyre që fillojnë me ujësjellësin, energjinë elektrike, infrastrukturën etj.
Deputeti Saimir Korreshi në fjalën e tij theksoi nevojën urgjente që ka Lushnja për ndryshim.
Programi dhe Kandidati ynë per Lushnjen do të sjellë ndryshimin e bashkisë tonë dhe do të përmirësojë jetën tuaj.
Kandidati Eduart Sharka falenderoi banorët e Dushkut dhe i siguroi ata se Bashkia do te jetë ne shërbim të qytetarëve për çdo hall që ata do kenë.
Unë nuk jam këtu përpara jush thjesht për t’u bërë Kryetar i Bashkisë, por për t’u shërbyer qytetarëve të mij – tha Eduart Sharka.
Programi ynë për bujqësinë është mëse i realizueshëm dhe në çdo vendim që do merret për zhvillimin do të marrim mendimin tuaj dhe do jeni ju që do vendosni.
Programi ynë ofron një paketë në ndihmë të bujqësisë.
Subvecione në bujqësi.
8% fondi për të rikuperuar dëmet natyrore.
Bursën e çmimeve të.produkteve bujqësore.
Çertifikimi i vajit të ullirit.
Infrastrukture sipas standardeve njësoj si në qytet.
Ofrim mundesie për të hapur vende pune.
Më pas takimi kaloi në bashkëbisedim me banorët që kanë ngritur probleme të ndryshme qe hasen në këtë zonë.
