Kryeministri Edi Rama paralajmëroi ‘spastrime’ nga Kadastra si dhe rritje të konsiderueshme pagash për këtë institucion.
Rama gjatë fjalës së tij në prezantimin e reformës për Agjencinë Shtetërore të Kadastrës renditi disa nga problematikat që ka ky institucion.
Rama ua tha në sy ministrave, deputetëve dhe kryetarëve të bashkive, se puna deri më sot është penguar nga ata.
Po ashtu ai theksoi se nga e hëna nuk do të ketë më sportele pritëse në Kadastra, apo veprime manuale, por se çdo gjë do të bëhet përmes e-Albania.
Përtej ndjesës së tij publike, Rama tha se priste dorëheqje masive nga stafi i Kadastrës.
Mbetet për t’u parë nëse akuzat e tij për nepozitëm dhe korrupsion, do të jenë objekt i hetimeve të organeve të drejtësi.
