Mbrëmjen e djeshme në njësinë administrative Krutje u organizua edicioni i 4-ërt i sazeve popullore “Kabaja Myzeqare”. Është viti i dytë radhazi që ky aktivitet zhvillohet në njësinw administrative krutje. Merrnin pjesë grupet orkestrale nga Lushnja, Fieri,Divjaka, Dimali,Berati, Belshi etj.
Ishte grupi i sazeve të Lushnjës që e hapi këtë event, me këngëtarët Servet Jeshili dhe Milto Velo.
Më pas u ngjitën në skenë grupet e tjera pjesëmarrëse duke sjellë traditën e trevave të tyre të sazeve popullore.
Ajo që u vu re në këtë aktivitetet ishte prania e pakët e qytetarëve.
Ishte e pranishme edhe kryetarja e bashkisë Lushnje zonja Eriselda Sefa, deputeti i Lushnjës Bujar Çela, deputeti i qarkut Berat Fadil Nasufi dhe përfaqësues të ministrisë së kulturës.
Kryetarja Sefa përshëndeti të pranishmit dhe falenderoi grupet e sazeve për performancën e tyre.
Në përfundim të konkurimit juria e cila përbëhej nga Valbona Hekurani, Saimir Bahja dhe Arjan Sako kryetar, shpërndanë çmimet për fituesit.
Me çmim karriere u vlerësua Vasil Ziu, këngëtarët më të mirë u zgjodhën Bexhet Staga dhe Zabit Hysa, klarinetisti më i mirë u zgjodh Idajet Shtëpenja.
Me dy çmime të treta u vlerësuan grupi i Kozares dhe grupi i Fier Sheganit, me çmim të dytë grupi i Semanit, dhe çmimin e parë e mori i grupi i sazeve popullore të Roshnikut qarkut Berat.