Mbrëmjen e djeshme në Njësinë Administrative Krutje, Bashkia Lushnje organizoi edicionin e tretë të Kabasë Myzeqare.
Evenimenti vjen direkt pas Festivalit Folklorik të Gjirokastrës.
Edicioni i tretë i Kabasë Myzeqare ka sjellë në skenë për publikun grupet folklorike te Lushnjës, Divjakes, Fierit, Beratit, Belshit e Kuçovës. Edicionin e përshendeti Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa.
Kabaja Myzeqare ka vlera pasi ruan traditën e hershme te sazeve në Myzeqe prandaj është e mirëpritur nga artdashësit.
Në përfundim juria ka shpallur fitues Grupin e Sazeve Kozare të Kuçovës.
Atmosfera elektrizuese nga tingujt e muzikës bëri që drejtuesit dhe publiku të kërcejnë sëbashku vallet popullore.