Nën masa të rrepta sigurie është sjellë para pak minutash nga Fieri në Gjykatën e Sarandës, Albi Mecini. Mecini do të njihet me masën e sigurisë “Arrest ne burg” të vendosur në mungese ndaj tij për veprën penale “rrëmbimi ose mbajta peng e personit” për ngjarjen e prillit ku në rrethana misterioze rezultojnë të zhdukur Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari.

Mecini është shoqëruar nga një furgon i Drejtorisë se Përgjithshme te Burgjeve ndërsa në mbështetje për ruajtjen e perimetrit të sigurisë janë forcat e FNSH të pajisura me antiplumb. Seanca kryesohet nga Gjyqtari Alban Vecani, ndërsa Prokurore është Esmeranda Basho.

Mecini u arrestua pak ditë më parë me 2 çanta me 21 kg eksploziv, ndërsa për këtë vepër ndaj tij u caktua masa ‘arrest me burg’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds