Pas pushimeve në Shqipëri vijon largimi i pushuesve të huaj dhe emigrantëve nga vendi ynë përmes portit detar të Durrësit.

Mesnatën e kaluar u larguan me dy tragete drejt Italisë 4046 persona dhe 1033 automjete, ndërsa gjatë paradites së mërkurës deri në mesditë me 4 tragete mbërritën në vendin tonë përmes portës detare të Durrësit 971 pasagjerë dhe 343 automjete.

Diferenca mes hyrje-daljeve nga kjo pikë kufitare është thelluar ndjeshëm ditët e fundit. Me mbylljen e pushimeve verore, turistë dhe emigrantë kthehen në vendet e tyre për të rinisur aktivitetin normal.

Pas 4 trageteve, në mbrëmje pritet të vijnë dhe 2 tragete të tjera duke e çuar në 6 numrin e trageteve që mbërrijnë dhe do të nisen po sot nga Durrësi drejt porteve të Barit dhe Ankonës.

Parashikohet që me 6 tragetet gjatë ditës së sotme të dalin mbi 8 mijë persona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *