Këtë të enjte gjatë seancës plenare është mbajtur interpelanca e thirrur nga deputetja e opozitës Ina Zhupa me ministren e Arsimit Ogerta Manastirliu për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani pranë shkollës “Fan Noli”.
Manastirliu tha se deputetja demokrate po e shfrytëzon ngjarjen e rëndë për përfitime politike.
“Dua të përsëris qëndrimin që kam mbajtur që para pak minuta pas ngjarjes tragjike. Pretendimi që nuk kam reaguar është gënjeshtër e juaja. Fola nga foltorja dhe me qëndrim zyrtar. Nuk do të isha marrë fare por meqë po flasim për edukimin, është e nevojshme të të vijë përpara retorikës që ke përdorur në këtë sallë. Je në hall për një karrige. Do ta vlerësoja nëse shqetësimi juaj do të ishte i sinqertë. Kanosja me fjalë është shembulli më i keq që mund të japim. Të shfrytëzosh dhimbjen e të tjerëve do të thotë të esh ndjeshmërinë në nivele të papërfillshme”, tha Manastirliu.
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, e akuzoi Ministren e Arsimit Ogerta Manatriliu se nuk tregoi asnjehërë përkushtim ndaj problematikave të arsimit.
“Deri kur ndodhi fatkeqesia e kuptoj që ishte mibnistre. Deri në ato momente nuk e kishte kuptuar akoma që ishte ministre sepse nuk e kishim parë në asnjë shkollë, as të diskutonte ndonjë problematikë . Nuk e kemi parë të ngrinte problemin e sigurinë në shkolla të kërkonte buxhet më shumë për minitrin e vet, e pamë kur iyu rrezikua karrigja e vet”, tha Zhupa.
Zhupa vuri në dukje së në rast të ndonjë suksesi Manastirliu do të ishte e para që do të pretendonte meritat, ndërsa për situatat tragjike në shoqëri nuk mban përgjegjësi.