Fushata e vaksinimit kundër gripit sezonal vijon me interes të shtuar të qytetarëve vecanërisht në këtë periudhë kur ka një numër të lartë të prekurish nga të gjitha grupmoshat. Sipas mjekes epidemiologe pranë njësisë vendore të kujdesit shëndetësor Fier, Anila Moci krahasuar me një vit më parë , në tre bashkitë Fier, Roskovec e Patos, gjatë fushatës së vaksinimit 2024- 2025, janë regjistruar rreth 7000 vaksina më shumë ndërkohë që qëndrat shëndetësore tashmë kanë tërhequr edhe vaksina shtesë.

Moci ka pohuar gjithashtu se ndërgjegjësimi më i lartë ka përfshirë të sëmurët kardiovaskularë, pulmonarë, si dhe diabetikët teksa ka theksuar se nuk është shënuar asnjë rast pozitiv me covid.

Mjekja epidemiloge ka apeluar për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe virozash, duke evituar pikë së pari grumbullimet kolektive ndërsa ka këshilluar edhe për mbajtjen e maskave mbrojtese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds