Instituti i Statistikave ka hapur thirrjen për plotësimin e personelit për kryerjen e censusit kombëtar. Thirrja publike është bërë përmes faqes zyrtare të institutit.
Personat e interesuar ftohen të aplikojnë në adresën rekrutime.instat.gov.al. Sipas vlerësimit të Instat, censi i popullsisë dhe banesave do të kushtojë gati 17 milionë euro.
Regjistrimi do të nisë në gjysmën e dytë të muajit shtator dhe do të zgjasë për një muaj e gjysmë. Në këtë periudhë, regjistruesit e INSTAT do të paraqiten derë më derë për të regjistruar si numrin e banorëve, por edhe banesat e tyre.
Censi ishte parashikuar që të mbahej në vitin 2020, por u shty për shkak të pandemisë. Regjistrimi i fundit i popullsisë është kryer në vitin 2011, duke nxjerrë një shifër prej 2.8 milionë banorësh.
Megjithatë, procesi u kritikua si jo i saktë. Në ligjin e miratuar për regjistrimin e popullsisë parashikohet gjobitja nga 50 mijë deri në 100 mijë lekë për ata që refuzojnë të japin informacion, ose japin informacion të rremë.
Kjo pikë është kundërshtuar nga Greqia, që kërkon heqjen e saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *