SPAK i ka komunikuar akuzat ish-ministrit Arben Ahmetaj dhe Mirel Mërtirit për çështjen e inceneratorëve.

Prokurorët e posaçëm ia kanë komunikuar akuzat avokatit të Ahmetajt, Henrik Ligorit, pasi ish-zv.kryeministri është në arrati.

Gjithashtu pritet t’i komunikohen akuzat edhe avokatit të Klodian Zotos.

SPAK përfundoi hetimet ndaj ish-zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj i dyshuar për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë, fshehje të pasurisë dhe pastrim parash, më 21 mars.

SPAK kishte thirrur dhe ish-bashkëshorten e Ahmetaj, Albina Mançka, e cila u përfaqësua nga avokati Ermir Beta përballë agjentëve të BKH. Mbrojtësi u shpreh se do të njihet me aktet e fashikullit javën që vjen, kohë në të cilën do të sqarojë edhe pozitën e saj, nëse do t’i komunikohet apo jo akuzë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *