Bashkisë së qytetit të Lushnjës i shtohet një qendër e re shëndetësore në shërbim të qytetarëve.

Qendra u përurua ditën e djeshme dhe është realizuar me donacione të bamirësve nga shteti  i Kuvajtit e pikërisht  nga Fondacioni “Mirënjohja”.

Kjo qendër e shëndetit publik ndodhet në territorin e lagjes “Gafurr Muço”.

Fondacioni “Mirënjohja” ka kontribuar edhe më herët në bashkinë tonë për shtresat në nevojë, fëmijët jetimë, për sigurimin e ujit në shkolla të veçanta, në ngritjen e qendrave shëndetësore në fshat etj.

Fjalë mirënjohjeje për donatoret u thanë nga ana e myftiut të qytetit z. Gramos Blliku, me rastin e kësaj dhurate për qytetin tonw.

Në prerjen e shiritit të inaugurimit të Qendrës shëndetësore, morën pjesë edhe kryetarja e bashkisë znj. Eriselda Sefa dhe n/kr. i bashkisë z. Elton Korreshi.

Kryetarja e bashkisë tha në fjalën e saj se bashkia, falë bashkëpunimit me Myftininë e qytetit dhe Fondacionin  “Mirënjohja”  të donatorëve nga Kuvajti, sot kemi  qendrën  shendetesore me infrastrukturën më të mirë në qytet.

Përfaqësuesi i Fondacionit tha se shteti i Kuvajtit ka edhe plane të tjera ndihme për Shqipërinë.

I dërguari kuvajtian, shoqëruesit,kryetarja e bashkisë dhe qytetarët, vizituan  mjediset e brendshme të institucionit të ri shëndetësor dhe shkëmbyen informacione per kompletimin e qendrës  me aparaturat bashkëkohore dhe punonjësit e specializuar në shërbim të shëndetit të qytetarëve.

Në dalje nga kjo dhuratë e bamirësve të Kuvajtit, në shënjë  mirënjohjeje, znj. Eriselda Sefa, kr. e bashkisë, në shenje simbolike, i dhuroi të dërguarit të Fondacionit stemën  “Shtëpia Kongresi i Lushnjës”, kurse ai i dorëzoi kryebashkiakes  së qytetit celësat e godinës shëndetësore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *