Mitrush Kuteli nuk ishte vetëm një bankier i urtë, një personazh i qetë, por dhe një njeri rebel. Në 116-vjetorin e lindjes së prozatorit të madh shqiptar dhe në 80-të vjetorin e botimit të Poemit Kosovar dhe Poemi i Shëndaumit, i biri Pandi Pasko, foli për një tjetër karakter të të atit, atë të një njeriu antikomformist.

“Akuzat që i janë bërë Kutelit nuk kanë qënë asnjë bankare, lidhur me punën dhe kontributin e tij në sistemin bankar shqiptar. Ndryshe nga cfarë njihet si njeri i urtë, Kuteli ka qënë dhe një njeri rebel. Mos harrojmë librin e tij “Netë shqiptare” ku ai kritikon regjimin e Mbretit Zog. Ky libër u sekuestruar. Mendimi i tij kritik ishte shumë i ashpër. Nuk ishte e lehtë të shkruaje një libër si Netë Shqiptare dhe të tregoje për zullumet e sunduesve të atëhershëm të Shqipërisë”, tha Pandi Pasko, gjatë aktivitetit organizuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.

Netë shqiptare është vëllim me 8 rrëfime, botuar më 1938 në Bukuresht. Nga 1200 kopje sa kishte tirazhi i parë, 1000 u dogjën pa dalë akoma në treg, për shkak të një zjarri që shpërtheu në Kostancë. Vepra u bë e njohur kryesisht pas botimit të dytë më 1944. Për Kutelin si shkrimtar folën dhe Bashkim Kycuku, Alda Bardhyli, Ymer Ciraku, Leka Ndoja, Durim Caca.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds