I nxehti ka pushtuar Shqipërinë. Termometri sot në Lushnjë shënon 38 gradë celcius. Temperaturat e larta pritet të shkojnë 40 gradë në ditët në vijim. Vapa përvëluese e këtyre ditëve kërkon kujdes të madh, sidomos nga të moshuarit dhe të sëmurët kronikë.

Instituti i Shëndetit Publik ofron disa këshilla për t’u mbrojtur nga i nxehti.

Shkencëtarët kanë njoftuar se viti 2023 mund të shënohet si viti më i nxehtë që është shënuar ndonjëherë. “I tmerrshëm” dhe “territor i paeksploruar” janë disa nga mënyrat që shkenctarët e kanë përshkruar rritjen e temperaturës globale.

Sipas Jennifer Francis, shkencëtar i lartë në Qendrën e Kërkimeve Klimatike Woodëell.Këtë javë, temperatura mesatare ditore e planetit u rrit në nivele të larta të pa shënuara ndonjëherë në të dhënat moderne të mbajtura nga dy agjenci klimatike në SHBA dhe Evropë.

SHP u bën thirrje qytetarëve që të konsumojnë sa më shumë ujë, të vishen me rroba të lehta dhe të përdorin kremin mbrojtës kundër diellit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *