Një efektiv policie në Kosovë është arrestuar pasi dyshohet se është shkaktar i aksidentit të 5-fishtë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë.

“Bazuar në veprimet hetimore dyshohet se shkaktar i aksidentit është zyrtari policor i cili është arrestuar sot në orët e mbrëmjes me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik””, njofton Inspektorati i Policisë.

Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë janë dërguar në spital ku po trajtohen nga lëndimet e marra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds