Një 71-vjeçare, e identifikuar si Nafije Beqiri i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i pallatit në lagjen 29 Nëntori të qytetit të Vlorës.
Ajo jetonte së bashku me vajzën e saj.
Sipas policisë së Vlorës në kushte të depresionit i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i pallatit ku jetonte së bashku me vajzën e saj.
Policia ka shkuar në vendngjarje së bashku me ambulancën dhe kanë shoqëruar trupin pa jetë drejt morgut dhe është duke marrë në pyetje vajzën e 71-vjeçares.