Gjykata ka dhënë sot masën e sigurisë për Armando Sulejmani, i njohur ndryshe si Çipuri, pjesë e bandës së Gaxhait në Vlorë.

Gjykata ka lënë në burg me afat 2 muaj për Sulejmanin. Ai është arrestuar më 22 shkurt, teksa lëvizte me një mjet me targa të vjedhura. Policia iu vu pas, pasi ai nuk i ndaloi një postblloku.

Sulejmani kishte lidhje të ngushta me Gëzim Sinomatin, i cili u ekzekutua me snajper në ballkonin e banesës së tij në Vlorë, pak kohë më parë. Kujtojmë se “Çipuri” i ka shpëtuar disa atentateve që janë bërë ndaj tij ndër vite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds