Mbrojtja civile në Rripin e Gazës ka njoftuar se ka shkuar në 73 numri i personave që janë vrarë në enklavë pas shpalljes së një marrëveshjeje armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit, duke përmendur një “intensifikim të madh” të bombardimeve izraelite .
“Pas shpalljes së armëpushimit, forcat izraelite pushtuese vranë 73 njerëz, duke përfshirë 20 fëmijë dhe 25 gra”në bombardimet që synonin kryesisht qytetin e Gazës, por edhe Khan Younis“, tha Mahmoud Bashar, një zëdhënës i mbrojtjes civile.
Sipas tij, 230 persona u plagosën nga granatimet izraelite që vazhdojnë. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë të enjten se një krizë e momentit të fundit me Hamasin është duke e vonuar miratimin e një marrëveshjeje të shumëpritur për ndaljen e luftimeve në Rripin e Gazës dhe për lirimin e dhjetëra pengjeve.