Një 17-vjeçar shqiptar humbi jetën në një aksident të rëndë të ndodhur në Castiglione del Lago në Itali pasditen e djeshme.

Adoleshenti Stiven Xhafa po lëvizte me një skuter së bashku me një mik, kur janë përplasur nga një makinë që po lëvizte me shpejtësi.

Menjëherë pas aksidentit të rinjtë u dërguar në spital, ku 17-vjeçari ndërroi jetë në spital, ndërsa miku i tij ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve.

Prokuroria po heton aksidentin  ndërsa është arrestuar drejtuesi i makinës, një 40-vjeçar. 

Mediat italiane raportojnë se aksidenti ndodhi për shkak të shpejtësisë së lartë dhe hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes janë në vijim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds