Republika Sërpska e ka shpallur të dielën ditë zie për shkak të sulmit terrorist në Moskë.

Lajmi u bë i ditur nga presidenti Millorad Dodik me anë të një postimi në rrjetin social “X”

“Në këtë mënyrë duam të nderojmë njerëzit e pafajshëm që u vranë në sulmin terrorist në Moskë dhe të solidarizohemi me popullin mik të Rusisë”, ka shkruar Dodik.

Numri i të viktimave nga sulmi terrorist në Moskë po rritet orë pas ore. Deri tani janë konfirmuar 143 viktima.

11 persona janë arrestuar në lidhje me sulmin, duke përfshirë katër që morën pjesën drejtpërdrejt në sulm.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë grupi terrorist ISIS.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds