Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, kërkon ndryshimin e mënyrës së zbatimit të Rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, ku ndalohet përdorimi i dinarit serb.

Pas takimit me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ai tha se ka parë shenja pozitive nga takimi që kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë kanë pasur të martën në Bruksel.

Hovenier para mediave iu përgjigj edhe kërcënimeve të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç ndaj Kosovës, ku nënvizoi se Kosova ka garanci të mëdha të sigurisë, pasi aleanca më e fuqishme dhe suksesshme ushtarake është në Kosovë dhe se është e gatshme të përgjigjet nëse është nevoja.

“Përpjekjet tona janë të bisedojmë se si mund të vazhdojmë të inkurajojmë lëvizjen pozitive dhe qëndrimi i Shteteve të Bashkuara mbetet shumë e qartë për këtë. Ne e respektojmë autoritetin e Bankës Qendrore të Kosovës, e kuptojmë se ajo ka përgjegjësi të qeverisë dhe të përcaktojë politikën e monitorimit për të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, këtu nuk bëhet fjalë për dinarin, por për mënyrën se si rregullorja e Bankës Qendrore është zbatuar, por ne jemi të shqetësuar se mënyra në të cilën zbatohet, siç foli kolegu im Escobar javën e kaluar, ne jemi të shqetësuar për mënyrën se si zbatohet mund të prekë popullatat e cenueshme në veçanti, por jo vetëm kufizuar në komunitetin serb të Kosovës. Ne mendojmë se është e rëndësishme të ndryshohet mënyra e zbatimit të tij për të adresuar këto shqetësime dhe bisedat tona për këtë vazhdojnë. Është mirë të shohësh se ka mundësi edhe për Kosovën edhe për Serbinë që të japin disa mendime se si mund të bëhet kjo me takime vijuese javën e ardhshme nën autoritetin, nën përgjegjësinë e Lajçak, ne i mirëpresim të gjitha këto”, tha Hovenier.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds