E mërkurë 18 shtator
Dashi
Më në fund do të keni mundësi të sqaroni disa keqkuptime të vogla, të cilat gjatë ditëve të fundit nuk iu kanë lejuar të punoni siç duhet. të dashuruarit mund të kenë kundërshtime për gjëra të vogla, Financat nuk do jenë të këqija, por mos i shlyeni sot borxhet Prisni edhe pak sa të vijë një moment më i mirë.
Demi
Kjo e mërkurë do të jetë disi e turbullt, ku do të jeni të përfshirë në situata mjaft komplekse. Të dashuruarit do ketë vështirësi të vogla, por asgjë për t’u alarmuar. Në punë sado vështirësi që të keni do i arrini objektivat. Në planin financiar fati do jetë në anën tuaj,
Binjakët
Neptuni nuk do jetë planet shumë i favorshëm sot prandaj mirë është të jeni sa më të matur me hapat që do hidhni. Nëse keni një lidhje do keni nevojë të papërmbajtshme për të bërë ndryshime.Në punë nuk do i keni gjërat e lehta. Paratë do jenë në një gjendje shumë më të mirë se më parë.
Gaforrja
Do të jeni shumë të shpërqendruar dhe ëndërrimtarë. Keni marrë një sërë përgjigjesh pozitive në dashuri, të cilat do ju lejojnë që të fantazoni me sytë hapur. . Në punë ambicia do shtohet edhe më shumë ashtu si sensi i organizimit. Sektori i financave do jetë i privilegjuar dhe gjendja do jetë shumë e mirë.
Luani
Gjatë këtyre ditëve duhet të mundoheni që të jeni më të komunikueshëm në vendin e punës, pasi parashikohen mundësi të reja interesante për karrierën tuaj. Nëse jeni në një lidhje dhe keni pasur probleme nuk do dini çfarë vendimesh të merrni dhe çfarë rruge të zgjidhni. Për të riorganizuar buxhetin duhet të prisni edhe pak ditë.
Virgjëresha
Kjo e mërkurë premton mundësi të shumta sa i takon dashurisë. Ky është momenti për të zyrtarizuar një lidhje dhe për të nisur të planifikoni të ardhmen tuaj në çift. Nga pikëpamja profesionale ka disa vendime që duhen marrë seriozisht. Buxheti do jetë i kënaqshëm
Peshorja
Parashikohet një javë e cila ju fton që të jeni shumë më strategjik dhe të kujdesshëm në mënyrën tuaj të të vepruarit në punë. Nëse keni një lidhje, do jeni shumë nervozë dhe mund t’i thoni partnerit gjëra të gabuara e të pakëndshme.Me shpenzimet do jeni impulsivë dhe mund të bëni gabime të mëdha.
Akrepi
Zgjuarsia dhe intuita juaj do ju lejojë që të zgjidhni disa probleme të papritura në vendin e punës. Tashmë do të jeni më karizmatikë dhe bindës. Një atmosfere e mrekullueshme bashkëpunimi do mbizotërojë në jetën tuaj në çift. Në planin financiar duhet t’i merrni gjërat më seriozisht dhe duhet të kufizoni shpenzimet.
Shigjetari
Sot do ndiqni rrugën që keni ndërmarrë dhe nuk do hasni asnjë lloj pengese.Në punë do gjendeni edhe ne pozita të vështira, por me pak mundim dhe përkrahje do i realizoni objektivat Nëse keni një lidhje do merrni shume dashuri dhe ngrohtësi nga partneri. Në planin financiar Hëna do sjellë përmirësime të pabesueshme.
Bricjapi
Sot edhe sikur të doni të tregoheni indiferentë ose të mbyllur nuk do mundeni dot. Nëse keni një lidhje do mrekulloheni nga disa gjeste të partnerit dhe nuk do mbani më inat as për ndonjë problem që keni pasur.Në punë gjeni mundësinë për të folur me shefat për disa ide innovative. Financat do fillojnë të kenë përmirësimet e para.
Ujori
Horoskopi i kësaj dite ju fton që në vendin e punës të jeni më të pavarur dhe të përfitoni nga pozicioni që keni. Nëse jeni në një lidhje nuk duhet në asnjë mënyrë të mundoheni ta bëni xheloz partnerin tuaj sepse pasojat mund të jenë të shumta e të papëlqyeshme. Financat do dini si t’i organizoni dhe gjendja do mbetet e kënaqshme
Peshqit
Nga pikëpamja profesionale ka zhvillime të rëndësishme të cilat duhen trajtuar me kujdes. Duhet të jeni të vëmendshëm në çdo detaj. . Jeta juaj në çift do konsolidohet mjaft. Në planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës ekuilibri dhe nuk do e keni të vështirë të kryeni shpenzimet e nevojshme.