E Martë 20 Gusht
Dashi
Mos jini shumë xheloz në raport me partnerin/en, pasi në këtë moment është e rëndësishme që të ruani hapësirat tuaja, pa u provokuar nga të tjerët. Kjo e martë parashikon mundësi të mira në vendin e punës. Paratë do mbeten në gjendje të mirë falë përkujdesit të treguar së fundmi.
Demi
Kjo është një ditë shumë e rëndësishme për të vënë në zbatim strategji me vlerë, të cilat i keni përpunuar gjatë javëve të fundit.Ndërsa në dashuri duhet të jeni më kurajoz dhe të mos hezitoni, përballë një personi që ju pëlqen. Buxheti do jetë goxha më i mirë se disa ditë më parë
Binjakët
Ka ardhur momenti që të merrni më shumë përgjegjësi nga pikëpamja profesionale. Marrëveshje dhe bashkëpunime të reja, do ju lejojnë që të arrini një rritje të rëndësishme profesionale.Nëse keni një lidhje, shijojeni çdo moment të qetë dhe pa debate .Këshillohet që të jeni të kujdesshëm me shpenzimet.
Gaforrja
Mundohuni të mos jeni shumë të nxituar dhe impulsiv në vendimet që duhet të merrni lidhur me çështjet e biznesit. Nëse jeni në një lidhje do flisni me partnerin dhe do arrini të gjeni një zgjidhje për problemet që keni pasur Për sa iu përket shpenzimeve sot duhet të kryeni vetëm ato më të domosdoshmet.
Luani
Në këtë moment është e rëndësishme që të ripërcaktoni objektiva të reja është një moment me rëndësi të posaçme, për të ndjekur ëndrrat tuaja, pasi parashikohen mundësi shumë të mira. Edhe dashuria do të shërbejë si burim i ri energjie. Me financat nuk do i keni punët aspak mirë.
Virgjëresha
Sot do iu jepen mundësitë për të ndryshuar ato që dëshironi dhe do bëni zgjedhje. në punë nuk do ndiheni shumë rehat në pozicionin që keni dhe do kërkoni ndryshime. Nëse jeni në një lidhje do keni edhe diskutime të gjata për disa çështje të rëndësishme. Në planin financiar nuk do ndodhë asgjë e keqe që mund të veçohet.
Peshorja
Nuk duhet të ndikoheni nga fjalët e të tjerëve, pasi mund t’iu pengojnë Do të jeni goxha të ngarkuar në punë edhe për shkak të pushimeve që kanë marrë disa kolegë.Nëse keni një lidhje partneri do iu joshë dhe do ju bëjë të mos harroni kurrë këtë ditë.Në planin financiar pritet një përmirësim i vogël.
Akrepi
Do të jeni shumë të përqendruar dhe aktiv në vendin e punës dhe intuita juaj e shkëlqyer do ju lejojë që të rezultoni të suksesshëm me projektet tuaja. Duhet të jeni gjithmonë profesional dhe diplomatë. Në dashuri, parashikohet që të ketë sqarime. Falë buxhetit të mirë tashmë mund të bëni edhe ndonjë investim më tepër.
Shigjetari
Duhet të mundoheni të jeni më aktiv dhe spontan në vendin e punës, pasi një bashkëpunim i ri do të rezultojë mjaft i favorshëm. Nëse keni një lidhje do jeni me humor më të mirë dhe do e shihni me sy tjetër partnerin. Financat do jenë shumë të logjikshëm dhe nuk do bëni gabime.
Bricjapi
Kjo është një ditë e rëndësishme për tu relaksuar dhe për ti kaluar me partnerin/en. Më në fund do mund ti dedikoni më shumë kohë raportit në çift. Në vendin e punës parashikohen konfirmime të rëndësishme. Në planin financiar, të gjitha yjet do bëhen bashkë sot dhe do ju mundësojnë një situatë më të mirë.
Ujori
Në këtë moment duhet të mundoheni që të mos përfshiheni nga paniku.Nëse keni një lidhje, vetëm ideja që partneri po ju kufizon në shumë gjëra, do ju brengosë dhe mund të shpërtheni.Në punë nuk do arrini dot ku doni për shkak të mospërëndrimt .Paratë do jenë të pakta.
Peshqit
Kjo e martë sjell mundësi të mira në vendin e punës. Duhet të jeni më të besueshëm gjatë kësaj periudhe, në mënyrë që të korrni frytet e punës tuaj. Edhe në dashuri, do të shpërbleheni. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë kështu që shihni mirë çmimet