E Diel 11 Gusht

Dashi

Një bashkëpunim me njerëzit që vlerësoni shumë do të sjellë fryte më shpejt se sa mendoni. Besojini të dashurve tuaj, sepse ata vetëm duan të mirën tuaj. Zemrat e vetmuara duhet të jenë të durueshëm për të gjetur një dashuri të sinqertë. Sektori i financave do jetë me shumë fat

Demi

Sfera profesionale do t’ju japë  shumë kënaqësi Largoni mendimet negative dhe përqendrohu te vetja. Kush ka një histori në progres do të duhet të sigurohet që ta mbajë atë përpara duke treguar se me të vërtetë kujdeset. Buxhetin do dini gjithmonë si ta menaxhoni kështu që gjendja do jetë e kënaqshme

Binjakët

Marrëdhënia juaj ndikohet nga mërzia që po përjetoni këto ditë, përpiquni të jeni më pak misterioz dhe t’i jepni partnerit mundësinë për të kuptuar .Venusi në pozicionin e kundërt mund të bëjë beqaret shumë nervoz, më mirë qëndroni të qetë. Me shpenzimet do keni probleme të rënda nëse nuk arsyetoni.

Gaforrja

Mos u mërzitni për çështjet e kaluara, me vendimet e tashme nuk do të gaboni. Ditë kundërshtuese, me partnerin/en mund të ketë keqkuptime edhe për shkak të të huajve. Mundohuni të qëndroni të qetë dhe të shmangni argumentet e panevojshme. Financat nuk do jenë aq të kënaqshme sa për të hequr para mënjanë, prandaj bëni kujdes.

Luani

Mos dëgjoni komentet e të të tjerëve, disa kolegë mund të flasin vetëm nga zilia.Shqetësimiet që keni nuk ju lejon të jetoni ashtu siç dëshironi marrëdhëniet me partnerin/en tuaj. Mundohuni me qetësi të shpjegoni situatën. Në planin financiar situata nuk do jetë aq e qëndrueshme dhe aq e mirë sa për të bërë çdo investim të menduar.

Virgjëresha

 Përkundër punës së përgjithshme nuk duhet të ngreni shqetësime, Zhvendosjet e disponimit janë ende të vështira për t’u kontrolluar, veçanërisht nëse në bazë ka mangësi të vëmendjes që i perceptoni në mënyrën tuaj. Në planin financiar më mirë bëni llogari e më pas vendosni sa para do shpenzoni.

Peshorja

Reflekto para se të marrësh vendime biznesi që mund të mërzisin jetën tënde. Pranoni këshilla.Marrëdhëniet që duket se bëhen të brishta gjithashtu preken. Do ju lindë nevoja t’ia mbathni diku dhe të harroni gjithçka.  Financat mbajini gjithë kohës nën kontroll sepse për pak dt do keni nevojë për para më shumë.

Akrepi

Shumë mendime në mendjen tuaj nuk ju lejojnë të përqendroheni siç duhet në punë. Rivendosni idetë tuaja dhe filloni përsëri. Ndoshta partneri/ja juaj mund tju ketë lënë disi pas dore dhe kjo ka bërë që të mos ndjeheni aspak mire Financat nuk do jenë të këqija

Shigjetari

Kohët e fundit, stresi është aq i madh sa që është bërë vërtet e vështirë për ta menaxhuar atë. Angazhimet dhe detyrat janë shumë të mëdha.Dashuria nuk është aspak në prioritetet tuaja, të paktën për momentin. Buxhetin do e mbani nën kontroll gjatë gjithë kohës dhe nuk do ju dalin aspak probleme.

Bricjapi

Ndonjëherë një pushim mund të jetë i dobishëm: ju keni grumbulluar shumë stres.  Ditë shumë euforike do jetë kjo edhe për ju që jeni në një lidhje. Shumë gjera do sqarohen njëherë e mirë mes jush dhe partnerit.  Në planin financiar do hidhni hapat e duhura dhe gjendja do jetë e shkëlqyer.

Ujori

Kjo ditë do të fillojë me një relaksim të tepruar që ndoshta do të ngatërrojë pak. Pra, kini kujdes të mbani përqendrimin tuaj .Nëse jeni në një lidhje pranojini dhuratat që do ju bëhen.  Nëse keni për të bërë shpenzime apo për të shlyer borxhet sot është koha e përshtatshme.

Peshqit

Ju duhet të ngadalësoni kohën, jeni dinamik, por jo i pathyeshëm Nëse jeni në një lidhje do merrni kohën e duhur për të folur e për të diskutuar pëe disa çështje me rëndësi që deri më sot ju kane turbulluar Në planin financiar do ndizet drita jeshile 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds