E Shtunë 10 Gusht
Dashi
Kjo ditë është ideale për ta kaluar në relaks të plotë. Duhet të rikuperoni energjitë lidhur me projektet e reja, të cilat do ju gjejnë shumë të ngarkuar. Dashuria do të kalojë në plan të dytë por mos u dekurajoni, parashikohen mundësi të mira për të zyrtarizuar një histori. Në planin financiar mos u sforconi shumë, por nëse ju duhet ndihmë kërkoni mbështetje.
Demi
Në këtë moment duhet të shmangni kategorikisht çdo kontakt me persona negativ, të cilët mund t’iu përkeqësojnë humorin, pasi nuk jeni në pozitën për të humbur kohë me debate të kota. Kjo e shtunë parashikon mundësi shumë të mira për takime të reja. Në planin financiar jo çdo gjë do jetë e thjeshtë, prandaj duhet të tregoheni sa më të matur me shpenzimet.
Binjakët
Do t’iu duhet të përballeni me disa çështje burokratike, të cilat do ju marrin shumë kohë. Në dashuri është e rëndësishme që të jeni të sinqertë dhe të kuptueshëm. Nëse ka pyetje të cilave nuk iu jepni dot përgjigje, flisni hapur me partnerin/en. Financat do jenë në përmirësim e sipër.
Gaforrja
Kjo ditë do ju gjejë dembelë dhe të tërhequr, ndoshta për shkak të mungesës së stimujve të duhur. Megjithatë ka shumë mundësi që të mbyllni negociata të mira. Nga pikëpamja sentimentale do të jeni gati për të përballur disa kritika me partnerin/en.në planin financiar do merrni masa dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.
Luani
Dashuria do ju gjejë të qetë dhe të lirshëm dhe kjo freski, do ju bëjë mirë, pas ditëve të fundit të mbushura me tension. Lërini mënjanë problemet e punës dhe përqendrohuni vetëm në çështjen sentimentale. Shpenzimet do i shtoni pak dhe buxheti mund te pësojë tronditje të vogla.
Virgjëresha
Këshillohet që gjatë kësaj dite të jeni më të logjikshëm dhe të mendoheni para se të veproni . Duhet të jeni shumë të kujdesshëm lidhur me realizimin e një projekti të ri, pasi një keqorganizim mund t’iu sjellë mjaft dëme. Në planin financiar do keni më shume fat se kurrë ndonjëherë më parë prandaj duhet të përfitoni për të bere disa investime.
Peshorja
Mundohuni që në vendin e punës të jeni më kurajoz dhe të tregoni më shumë aftësitë tuaja. Shpesh prireni të ruani një profil të ulët, por intuita juaj do ju dhurojë kënaqësi të mëdha. në planin financiar gjërat do fillojnë të kenë përmirësimet e para dhe do ndiheni shumë më të qetë.
Akrepi
Parashikohen mundësi shumë të mira për tu përfshirë në një strategji të rëndësishme në vendin tuaj të punës. Do të jeni shumë realist dhe do të parandaloni të papritura të mundshme. Financat do jenë më të normalizuara.
Shigjetari
Kjo fundjavë do ju gjejë tejet euforik, ku parashikohet të ketë konfirmime dhe zhvillime të rëndësishme profesionale. Mundohuni vetëm që të mos lini pas dore jetën tuaj sentimentale. Buxheti do jetë i mirë
Bricjapi
Do të jeni të mbushur me një frymë pozitive interesante, e cila do ju lejojë që të bini në sy mbi të tjerët dhe të mos jeni nervoz. Bëni kujdes me stresin dhe lodhjen e tepërt. Shpenzimet do i shtoni goxha, por situata do vazhdojë të mbetet e mirë.
Ujori
Ka shumë mundësi që të arrini rezultate të mëdha dhe kjo do të jetë shpërblim, për angazhimin që keni treguar lidhur me një projekt të ri. Kjo e shtunë do të jetë mjaft e turbullt nga pikëpamja sentimentale.Jupiteri do jetë planeti që do ua mbrojë financat dhe do bëjë që ato të jenë përherë të mira. Mund të blini edhe ndonjë gjë më shum.
Peshqit
Duhet të kaloni më shumë kohë cilësore në shoqëri me familjen tuaj dhe partnerin/en. Kështu që për këtë arsye duhet të jeni të mirëorganizuar lidhur me punën. Një zgjim i ri interesi, do ju lejojë që të përballoni çdo problematikë të punës. Në planin financiar mos ndërmerrni rreziqe shumë të mëdha sepse keni për të rrezikuar.