E Premte 5 korrik

Dashi

Do të jeni shumë impulsiv dhe për këtë arsye shpesh ju cilësojnë si të paparashikueshëm. Do të keni nevojë për më shumë organizim dhe planifikim.

Demi 

Do të keni mundësi që të merrni përsipër një detyrë të rëndësishme e cila do ju lejojë që të gjeni sigurinë në vete dhe kapacitetet tuaja.Por vetëm nëse do të keni kurajo për tu rikthyer në lojë.

Binjakët

Një takim i papritur do të lëkundë disa nga bindjet tuaja më të thella. Kjo e premte favorizon investimet e reja, sidomos nga pikëpamja profesionale.

Gaforrja

Kjo ditë do të jetë mjaft monotone, por gjithsesi do ju lejojë që të arrini me më shumë qetësi objektivat e kërkuara. Adoptimi i strategjive të reja, do ju ndihmojë në arritjen e negociatave të vlefshme.

Luani

Parashikimet e kësaj dite do ju shohin euforik, ndoshta për shkak të një lajmi të mirë i cili do të mundësojë një zhvillim të rëndësishëm sa i takon jetës tuaj sentimentale dhe profesionale.

Virgjëresha

Mundohuni të mos bëni komente tendencioze ndaj kolegëve tuaj, sidomos nëse jeni të përfshirë në një bashkëpunim të komplikuar. Nga pikëpamja sentimentale do të jeni shumë pozitiv.

Peshorja

Kjo e premte do ju gjejë konfuzë dhe të tensionuar. Po çoni përpara një ndryshim të rëndësishëm për karrierën tuaj dhe do ju duhet të bëni disa ndryshime sa i takon rutinës

Akrepi

Këshillohet që të jeni më të kujdesshëm, sidomos në vendin e punës, ku po përballeni me disa polemika të vogla. Sfera e ndjenjave do jetë mjaft e favorizuar.

Shigjetari

Në këtë moment është mirë që të mos merrni përsipër shumë rreziqe. Mundohuni që ti përqendroni energjitë tuaja në strategji alternative. Kjo fundjavë do ju gjejë më romantik dhe të ndjeshëm.

Bricjapi

Duhet të jeni më të komunikueshëm dhe të mbani më shumë parasysh këshillat e kolegëve tuaj, pasi mund të merrni informacione të vlefshme të cilat do ju sjellin një sërë avantazhesh në punë,

Ujori

Mos e teproni me kërkesat, pasi në këtë moment duhet të mbani parasysh prioritetet tuaja. Kjo e premte do të jetë mjaft e favorshme për të përforcuar një raport.

Peshqit

Kjo fundjavë do ju gjejë mjaft të komunikueshëm dhe do të bëni takime të reja, të cilat do ju njohin me persona që do të stimulojnë anën tuaj krijuese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds