E Hënë 8 Korrik
Dashi
Këtë të hënë duhet ta merreni seriozisht me veten. Këshillohet që të lindurit e kësaj shenje, mbi të gjitha të kontrollojnë emocionet në të kundërt do të gjendeni mes telashesh. Instikti juaj ju bën të papërmbajtshëm në ambjenti ne punës ku ndoshta do keni konfrontime. FInancat duken të stabilizuara.
Demi
Gjatë kësaj dite për të lindurit e kësaj shenje priten disa gjëra të paparashikuara ndaj duhet të jeni shumë i kujdesshëm. Qëndrojuni pranë njerëzve të afërt pasi ata mund të preken. Duhet të jeni energjikë dhe të gatshëm për të dhënë mbështetjen tuaj. Kujdes me shpenzimet.
Binjakët
Mos i harxhoni energjitë në aktivitete dhe gjëra pak të rëndësishme. Nuk është çështje pune apo parash, por çështje urtësie dhe mirëkuptimi. Nëse do t’i përqendroni të gjitha energjitë tuaja për qëllime fisnike do të shpërbleheni mirë. Financat janë nën kontroll.
Gaforrja
Një ditë e mirë kjo e sotmja për juve. Do të përfshiheni nga një shpirt iniciative për diçka krejtësisht të re që po vjen. Edhe në dashuri diçka do të ndezë më shumë lidhjen tuaj, në sajë të besimit tek vetvetja. Kujdes, edhe pse stresi duket se mund të fitojë, mos i jepni rëndësi dhe thjesht relaksohuni. Kujdes me financat.
Luani
Duhet të kujdeseni më shumë për veten tuaj. Ndjeni se keni më pak fuqi se sa mendonit se kishit, ndoshta për shkak të një kompleksi inferioriteti në raport me partnerin/en.Kjo ndoshta ndikohet edhe nga fakti se mund të ketë një punë më të mirë a më të mirëpaguar. Do të ripërtëriheni dhe do t’ia dilni të jeni më mire.
Virgjëresha
Një ditë e mirë dhe vendimtare por me të dhëna pozitive për të lindurit nën shenjën e Virgjëreshës. Sepse këtë ditë ju rikthehet stabiliteti si në lidhje nëse keni edhe në punë. Ndaj sot, ju këshillojmë veç relaks. Edhe financat duken në ditë të mirë.
Peshorja
Një ditë relativisht e mirë. Gjatë mbrëmjes, ju këshillohet të lexoni një libër jo i lodhshëm. Yjet këshillojnë që të kujdeseni më shumë për financat tuaja. Disa shpenzime që nuk i prisnit, ju kanë shkaktuar vrimë në kursimet tuaja dhe në paratë që shtyni muajin, ndaj rifilloni të jeni më të kujdesshëm në këtë pikë.
Akrepi
Intuita që ju keni, rrallëherë gabon. Yjet ju dhurojnë një kurajë të madhe dhe besim në vetvete, ndaj dhe fati do t’ju shoqërojë gjatë gjithë kësaj të hëne. Në dashuri, mbështetja që do të gjeni nga partneri/ja, do t’ju bëjë që gjithçka t’ju duket edhe më magjike. Edhe financat në ditë të mirë.
Shigjetari
Largoni pasiguritë dhe demonstroni kurajë për të bërë gjëra dhe do të shpërbleheni këndshëm. Sot mundet më në fund që t’i lejoni vetes, që si në punë dhe në dashuri, të jeni thjesht vetvetja. Partneri/ja do të mrekullohet nga veprimet tuaja, ashtu si dikur, në kohët e para të njohjes suaj. Kujdes me shpenzimet.
Bricjapi
Një ditë jo fort e mirë në të cilën do të goditeni nga një gjendje e lartë stresi. Duhet të përballeni me disa diskutime dhe debate si në dashuri ashtu dhe në ambientin familjar. Bëni kujdes që të kontrolloni zemërimin dhe peshoni mirë tonet e fjalëve që do të nxirrni, pasi mund të pendoheni. Disa probleme edhe me financat.
Ujori
Keni nevojë për pak pushim. Shijoni pak kohë të lirë këtë ditë dhe merreni lehtë. Përpiquni të hiqni qafe ndjenjën tuaj të detyrës dhe relaksohuni si duhet. Nëse ndonjë propozim mund t’ju vijë për të kaluar kohën, mos vendosni të pranoni po ju duk e mërzitshme. Financat po stabilizohen.
Peshqit
Një ditë e mirë për të lindurit e kësaj shenje që ndihen aktivë dhe optimistë. Disa shanse të mria në horizont që nuk do t’i lini t’ju ikin nga duart. këtë ditë ju duhet të bëni diçka ndryshe, pse jo një festë. Nëse nuk i keni mudnësitë atëherë organzojeni për një ditë tjetër. Financat duken në ditë të mirë.