E Hënë Korrike

Dashi

Çdo gjë do shkojë më së miri sot në jetën tuaj në çift. Do ja plotësoni dëshirat njeri-tjetrit dhe do ndiheni si në ëndërr së bashku. Edhe beqarët do jenë të privilegjuar dhe do gjejnë shumë shpejt personin e tyre të ëndrrave. Në planin financiar priten goxha probleme.

Demi

Dita pritet të jetë mirë sot për ata që janë në një lidhje. Do e kaloni krizën që kishte pushtuar jetën sentimentale dhe do tregoheni më optimistë për të ardhmen. Nëse jeni beqarë duhet të pranoni të dilni me miqtë në mënyrë që nëpërmjet tyre të takoni persona te rinj. Në planin financiar do ju gjeni zgjidhje të gjitha problemeve që keni pasur.

Binjaket

Beqarët që kanë kohë së bashku do marrin vendime thelbësore të cilat do ua ndryshojnë tërësisht rrjedhën e jetës. Beqarë ve nga ana tjetër do ju rendojë më shumë së kurrë vetmia dhe do bien në melankoli. Për financat do jetë ditë goxha e privilegjuar.

Gaforrja

Ata që janë në një lidhje do e thellojnë edhe më tepër marrëdhënien me partnerin dhe do kalojnë momente më pasionante së bashku. Emocionet pa dyshim që do jenë të mrekullueshme. Beqarët duhet të tregohen të matur dhe jo të pranojnë çdo lloj ftese që do ju bëhet. Në planin financiar shmangni transaksionet e tejskajshme.

Luani

Ditë shumë e privilegjuar kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Klima do jetë e ngrohte dhe e favorshme edhe për të përjetuar emocione pa fund. Beqarët do kenë disa takime, por nuk duhet të krijojnë shumë iluzione sepse më vonë mund të pendohen. Në planin financiar do jeni luftarakë dhe nuk do ndaleni derisa ta stabilizoni situatën.

Virgjeresha

Sot është koha e duhur për t’u përballur haptazi me problemet në çift. Nëse i lini ende pas dore duke menduar se do zgjidhen vetë do bëni një gabim shumë të madh. Beqarët nuk duhet t’i besojnë shumë aparencës sepse shumë shpejt do mund të zhgënjehen. Në planin financiar fati do jetë në anën tuaj.

Peshorja

Pas një periudhe delikate dhe me probleme në çift, sot do pajtoheni me partnerin tuaj dhe do i shihni gjërat me realizëm. Po ta kishit bërë më parë këtë nuk do kishit pasur probleme. Edhe për beqarët do kenë një ditë pozitive dhe me takime interesante. Mos u nxitoni të merrni menjëherë vendime. Në planin financiar situata do jetë më e mirë sesa ju e kishit menduar.

Akrepi

Dita e sotme do jetë shumë e paqëndrueshme sot për ata që janë në një lidhje. Herë do jeni në humor e herë do jeni me nerva. Kujdes, sepse edhe durimi i partnerit e ka një limit. Beqarët do jenë sensuale dhe joshës. Pritet një takim mbresëlënës nga i cili mund të fillojë edhe një histori pasionante. Në planin financiar duhet të tregoheni më të mençur dhe të kujdesshëm me shpenzimet.

Shigjetari

Çiftet do kenë më tepër mundësi të qëndrojnë me personin që kanë në krahë dhe do i shprehin me lehtësi ndjenjat. Beqarët do jenë shumë të shpërqendruar dhe nuk do arrijnë të fiksohen pas dikujt. Në fakt mundësitë për takime nuk do mungojnë. Në planin financiar do jeni me shumë fat dhe do arrini të kryeni të gjitha transaksionet e nevojshme.

Bricjapi

Klima për jetën tuaj në çift do jetë premtuese sot. Do ndiheni mirë pranë atij që dashuroni dhe do përjetoni emocione pa fund. Nëse ende jeni beqarë, duhet të tregoheni të duruar nëse doni të gjeni personin që do ju përshtatet më tepër. Në planin financiar duhet të reflektoni mirë para se të hidhni çdo lloj hapi.

Ujori

Debatet në çift do jenë aq te forta gjatë kësaj dite saqë disa mund të vendosin edhe të ndahen. Kujdes me ato që do thoni nëse nuk doni të shkatërroni atë që keni ndërtuar deri më sot. Beqarët do kenë vetëm disa takime, asgjë më tepër sesa kaq. Në planin financiar, falë ndihmës së disa familjarëve do arrini t’i zgjidhni problemet dhe do jeni më të qetë .

Peshqit

Të dashuruarit do përballen me surpriza të njëpasnjëshme gjatë kësaj dite. Emocionet sigurisht që do jenë të papërshkrueshme, por disa mund të mendojnë edhe ndonjë çmenduri të vogël. Për beqarët do jetë një ditë e zakonshme dhe pa asgjë të veçantë. Gjithsesi miqtë nuk do i lënë ata të mërziten. Në planin financiar Plutoni do ju bëjë më të kthjellët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds