E Martë 26 Nëntor
Dashi
Pak diplomaci më shumë nuk do ju bëjë keq sot si në planin familjar ashtu edhe në atë sentimental dhe profesional. Nëse keni një lidhje tregoni ato që ndieni dhe flisni për gjërat që ju shqetësojnë.Në punë do jeni shumë të saktë, të kujdesshëm dhe do i mbroni të drejtat tuaja. Askush nuk do mundet dot t’iu shkelë. Sektori i financave do përmirësohet jashtëzakonisht falë një shpërblimi që do merrni.
Demi
Sot do bëni ndryshime të njëpasnjëshme dhe do ndiheni shumë më të qetë nga më parë. Nëse keni një lidhje mund të vendosni edhe të ndaheni përfundimisht nëse keni pasur probleme shumë të mëdha. Sado e dhimbshme që të jetë do ndiheni më mirë.Në punë do ju kërkohet të jepni maksimumin dhe do lodheni shumë. Tregohuni të vëmendshëm dhe mos lejoni padrejtësitë. Gjendja financiare nuk do jetë e shkëlqyer.
Binjakët
Gjatë kësaj dite do i përkushtoheni jetës sentimentale dhe do bëni disa zgjedhje që mund t’iu ndryshojnë jetën. Për çdo paqartësi flisni hapur me atë që keni në krah dhe mos mendoni asnjëherë se ju jeni mbi të. Të meta keni të dyja palët.Në punë do bëni mirë ta pranoni një propozim që do ju bëhet sepse keni për të përfituar shumë.Financat tani për tani nuk do jenë në gjendjen më të mirë të mundshme.
Gaforrja
Sot nuk do i keni idetë shumë të qarta dhe do ju duhet të bëni më shumë përpjekje për të ruajtur qëndrueshmërinë. Ju të dashuruarit flisni drejtpërdrejt me partnerin nëse doni t’i tejçoni mesazhe, jo të përdorni miqtë apo telefonat. Kujdes duhet të bëni edhe me xhelozinë e pajustifikuar.Në punë do vazhdoni do bëni gabime dhe nuk do i pranoni.Buxheti nuk do jetë i qëndrueshëm.
Luani
Sot do jeni në humor të shkëlqyer, do qeshni gjithë kohës dhe do mundoheni të përçoni gëzim tek të gjithë. Nëse jeni në një lidhje shfrytëzojeni kohën e lirë për të qëndruar me partnerin sepse afrimiteti do ju ndihmojë të zgjidhni disa probleme dhe do ju shtojë emocionet. Në punë do jetë Marsi ai që do ju ndriçojë idetë dhe do ju shtyjë të hidhni hapat e duhura. Financat nuk do jene as të shkëlqyera as të këqija.
Virgjëresha
Mëngjesi nuk do fillojë shumë mirë sot, por me kalimin e orëve do ndërgjegjësoheni dhe do i ndreqni gabimet e bëra. Nëse keni një lidhje dhe e keni mërzitur pa të drejtë partnerin, do gjeni mënyra të veçanta për t’i kërkuar falje sa më parë. Në punë. Në shumë momente do jeni të shpërqendruar, megjithatë deri në mbrëmje do dini si të vendosni gjithçka në vijë, Gjendja e financave do mbetet e trazuar.
Peshorja
Do zgjoheni gjithë pozitivitet sot dhe do mendoni t’i bëni gjërat ashtu si t’iu vijë. Nëse keni një lidhje do bini dakord me partnerin për ta marrë jetën me qetësi dhe nuk do nxitoheni për asgjë. Do duroni edhe ndonjë ndryshim humori të atij që keni në krah dhe do hapni rrugë. Në punë do keni shumë bashkëpunëtorë dhe arritjet do jenë më të mëdha nga sa e kishit imagjinuar. Financat nuk do kenë përmirësime.
Akrepi
Falë mbështetjes së yjeve sot do jeni shumë më të hapur dhe më të dashur me ata që ju rrethojnë. Nëse keni një lidhje do e keni më të lehtë të flisni hapur për çështje delikate dhe më në fund do arrini t’i zgjidhni. Në punë do dini të hidhni hapat e duhura dhe nuk do dorëzoheni asnjëherë pavarësisht lodhjes dhe pengesave që do ju dalin. Sektori i financave do jetë shumë më i mirë se dje.
Shigjetari
Yjet do iu japin energjinë e duhur gjatë kësaj dite që ju të shkëlqeni sa më shumë. Nëse keni një lidhje do qëndroni më shumë kohë me partnerin, do e dashuroni atë pa dorashka dhe për gjithçka do bashkëpunoni fort. Jeta profesionale nuk do jetë perfekte, por do lidhni kontakte me disa persona që shumë shpejt do ju ndihmojnë të arrini atë që keni ëndërruar. Financat do jenë edhe më të favorizuara
Bricjapi
Prezenca e Marsit në qiellin tuaj mund t’iu bëjë goxha impulsivë sot. Mund të merrni edhe vendime të pamenduara mirë. Nëse keni një lidhje do e gënjeni për çdo gjë atë që keni në krah dhe kjo ka për ta tensionuar akoma edhe më shumë situatën.Në punë nuk do koordinoheni si duhet me kolegët që keni në grup dhe nuk do ja dilni të arrini në kohë ato që iu janë kërkuar. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë të mundshme.
Ujori
Hëna do ju bëjë nostalgjikë gjatë kësaj dite dhe nuk do arrini të realizoni të gjitha projektet që keni menduar. Nëse jeni në një lidhje nuk do e organizoni si duhet ditën dhe në disa momente do e lini pas dore partnerin.Në punë çdo detyrë do ju duket e vështirë dhe mezi do avanconi. Në disa momente do harxhoni kohë kot së koti duke u marrë me gjëra pa vlerë. Gjendja e financave do mbetet e mire.
Peshqit
Mos u ndikoni aspak nga të tjerët gjatë kësaj dite dhe merrni vendimet që mendoni se janë të duhurat. Nëse keni një lidhje duhet të bëni pak më shumë përpjekje për të shmangur debatet. Përdoreni humorin që keni për të ndryshuar edhe ndonjë situatë të vështirë. Në punë ndryshoni disa gjëra që nuk ju pëlqejnë dhe flisni me shefat edhe për ndonjë kërkesë që keni. Kur të shpenzoni bëni llogari dhe mos e teproni.