E Diel 24 Nëntor

Dashi

Përfitoni nga talenti që keni në komunikim për t’u afruar me të tjerët sot. Nëse keni një lidhje do merrni një propozim shumë të rëndësishëm nga partneri të cilin do bëni mirë ta pranoni. Vetëm ashtu lidhja juaj do stabilizohet.Në punë do i zgjidhni që të gjitha problemet. Urani do ju bëjë edhe më të logjikshëm kështu që do hidhni hapa të rëndësishme. Në planin financiar vështirësitë do shtohen.

Demi

Gjatë kësaj dite duhet të ndryshoni patjetër sjelljen për të shmangur sa më shumë problemet. Nëse keni një lidhje dialogu do mbizotërojë gjithë kohës. Shprehni çdo gjë që mendoni pa dorashka madje bëni edhe ndonjë kritikë pa pasur frik se mos lindin probleme.Në punë do dini gjithmonë si të veproni dhe si të mbroni interesat tuaja. Në planin financiar do jeni të logjikshëm.

Binjakët

Do jeni si në ajër sot dhe nuk do jeni të bindur për hapat që duhet të hidhni. Nëse keni një lidhje do e lini pas dore partnerin dhe ai pak nga pak do filloj t’iu largohet. Reflektoni sa më parë dhe po mundët merrni masa sepse do i bini kokës më pas. Në punë do jeni të qetë dhe të duruar, prandaj gjërat do ju ecin mirë. Në planin financiar do keni mbështetje të madhe nga një anëtar familjeje.

Gaforrja

Shmangni debatet dhe problemet gjatë kësaj dite dhe mundohuni të jeni sa më pozitivë me çdo gjë. Nëse keni një lidhje do keni kundërshtime me atë që keni në krah dhe debatet do jenë të vazhdueshme.Në punë gjërat nuk do ju ecin sipas planeve dhe kjo do ju krijojë stres e ankth të madh. Për financat yjet nuk do jenë aspak të favorshme dhe gjendja do mbetet e njëjtë.

Luani

Gjatë kësaj dite mundohuni të ruani vetëkontrollin dhe besimin në vetvete pasi ashtu do e keni çdo gjë më të lehtë. Nëse keni një lidhje mund të bëheni agresive dhe të thoni fjalë të gabuara çka do sjellë konflikte të rënda me partnerin.Në punë do bëni gabime të njëpasnjëshme. Edhe projektet e nisura prej kohësh nuk do arrini dot t’i përmbyllni. Buxheti nuk do jetë i keq.

Virgjëresha

Sot nuk do keni aspak probleme, përkundrazi buzëqeshja dhe gëzimi do rikthehen si dikur. Nëse jeni në një lidhje do kaloni një ditë shumë më të lehtë nga më parë dhe do flisni më lirshëm për gjithçka.Në punë do mbështeteni fort tek kolegët e besuar dhe do arrini të përmbyllni me sukses një projekt ambicioz. Me shpenzimet do jeni më të logjikshëm dhe gjendja e financave do mbetet nën kontroll.

Peshorja

Marsi do e bëjë më interesante jetën tuaj sot.Nëse keni një lidhje, jo vetëm që nuk do keni probleme e debate, por do ndiheni edhe gati për të hedhur hapa më tej. Pasditen dhe mbrëmjen do ja kushtoni posaçërisht atij që keni në krah. Në punë bëni një bilanc të situatës dhe më pas hidhni hapa. Ekonomi nuk do arrini të bëni dot sepse do e keni të nevojshme të kryeni disa shpenzime më tepër.

Akrepi

Klima në jetën tuaj do jetë e ngrohtë dhe gëzimi do ju shoqërojë gjithë kohës. Nëse keni një lidhje do jeni më bashkëpunues me partnerin dhe për të mos pasur debate mund të pranoni edhe disa gjëra që as që i mendonit të mundura. Në punë ka ardhur koha të fluturoni me krahët tuaja dhe të mos vareni më nga kolegët. Me financat do jeni shumë më të matur dhe nuk do keni probleme serioze.

Shigjetari

Marsi dhe Mëruri do jenë aleatët tuaj sot. Nëse jeni në një lidhje nuk do kaloni aspak vështirësi, përkundrazi do merreni vesh mjaft mirë me njëri-tjetrin dhe do jeni të gatshëm të bëni edhe sakrifica për të ruajtur marrëdhënien plot ngjyra. Në punë do kaloni një ditë dinamike, plot të reja, me lodhje, por edhe me kënaqësi. Buxheti nuk do jetë i shkëlqyer, por as shumë i keq.

Bricjapi

Sot do i keni idetë shumë të qarta dhe do flisni sinqerisht me të gjithë ata që ju rrethojnë, Nëse keni një lidhje nuk do i shmangni dot debatet e vogla, por ato do jenë pa pasoja. Një marrëdhënie është e bukur pikërisht sepse nuk ka gjithë kohës qetësi absolute.Në punë do filloni të afroheni me një koleg të ri, por që ka shumë njohuri dhe dhunti.Për financa me të mira mos e hapni shumë xhepin e shpenzimeve.

Ujori

Venusi dhe Mërkuri do iu japin shkëlqim syve tuaj gjatë kësaj dite dhe keni për ta parë sa shumë persona do duan t’iu kenë pranë. Nëse jeni në një lidhje do kaloni momente vërtet fantastike dhe do ju duket sikur gjithçka do jetë magjike.Në punë gjerat do ju ecin mirë, por për t’u perfeksionuar do mendoni të bëni një trajnim të ri. Buxheti do jetë në një gjendje të shkëlqyer.

Peshqit

Sot duhet të mësoni të bëni zgjedhje. Marsi do ju nxitë të jeni më largpamës.Nëse keni një lidhje mëngjesi dhe mesdita do jenë të mbushura me divergjenca të njëpasnjëshme, pjesa më e madhe të shkaktuara nga disa miq. Merrni në dorë frenat dhe vendosini sqarojini gjërat. Në punë do ju ndihmojë një familjar për të kaluar disa vështirësi. Financat nuk do jenë të shkëlqyera, por as katastrofike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds