E Premte 22 Nëntor
Dashi
Klima yjore do vijë duke u ngrohur nga ora në orë sot kështu që mos e humbisni besimin për asnjë çast. Ju që keni një lidhje deri në mesdite do i keni sqaruar të gjitha mosmarrëveshjet dhe problemet që keni pasur me partnerin tuaj. Në punë keni për të pasur edhe me shumë besim tek vetja. Buxheti do jetë goxha i mirë, por nëse kryeni shpenzime të pamenduara mund të keni tronditje më vonë.
Demi
Do jeni dëgjues shume të mirë gjatë kësaj dite dhe do i merrni parasysh këshillat që do iu jepen. Marrëdhënia juaj ne çift do jete shume e ngrohte sot. Ju të dashuruarit do ndiheni vërtet mirë që jeni në një marrëdhënie me partnerin aktual dhe mund të bëni me veten tuaj disa plane për të ardhmen.Në punë do keni shumë energji dhe do jeni productive.Financat mbajini sa më shumë nën kontroll nëse nuk doni që të keni probleme më vonë.
Binjakët
Hëna nuk do jetë pozicionuar mirë gjatë kësaj dite dhe mund t’ua ndryshojë humorin.Për ju të dashuruarit do ketë plot momente të paqëndrueshme. Sado që të mundoheni nuk do mundni dot të gjeni zgjidhje për problemet që keni pasur.Në punë do keni shumë gjëra për të rregulluar, por kjo nuk duhet t’iu trembë. Plutoni do pozicionohet keq në sektorin e financave dhe ka rrezik që t’iu nxitë të shpenzoni pa menduar.
Gaforrja
Në vend nxitoheni e të mërziteni sot më mirë qetësohuni dhe analizojini mirë gjërat. Venusi, Marsi, por edhe Jupiteri do kenë ndikim pozitiv tek jeta juaj në çift. Do dashuroheni pa dorashka me partnerin .Në punë do bëni mirë të mos i bëni gjërat sipërfaqësore sepse ka rrezik t’iu riktheheni sërish më vonë. Nëse doni që financat të mbeten të mira duhet ta privoni disi veten nga disa shpenzime.
Luani
Sido që t’iu vijnë gjërat gjatë kësaj dite mundohuni të mos merrni vendime të pamenduara. Për ju që keni një lidhje nuk do ketë momente aspak të mira. Do e keni mendjen tek puna dhe do e lini shumë pas dore partnerin ne kohën kur ai do ketë më tepër nevojë.Për punën do jetë ditë përgjithësisht e qetë dhe pa ndonjë gjë të jashtëzakonshme për t’u veçuar. Buxheti nuk do jetë i keq.
Virgjëresha
Gjatë kësaj dite do jeni plot dëshirë për të kaluar çdo lloj përpalljeje vetëm për të shprehur opinionet tuaja.Për ju të dashuruarit çdo gjë do funksionojë si duhet. Nuk do keni asgjë për çfarë të qaheni sepse në çdo moment do kuptoheni për mrekulli. Në punë do jetë Urani që do ju motivojë gjatë gjithë kohës dhe do i vini në praktikë të gjitha njohuritë që keni. Buxheti do jetë i mirë kështu që mund t’i lejoni vetes ndonjë shpenzim më tepër.
Peshorja
Venusi do ju ndihmojë të fitoni më shumë besim tek vetja sot megjithatë ende do duhet pak kohë për të qenë plotësisht të gatshëm që të veproni. Ju të dashuruarit nuk duhet të ndërmerrni shumë rreziqe sot sepse atëherë kur nuk do e prisni situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit. Në punë do jeni më të hapur edhe për gjëra të reja dhe do pranoni disa propozime që do ju bëhen. Financat më në fund do fillojnë të stabilizohen.
Akrepi
Pritet një ditë e ndërlikuar dhe e mbushur me probleme sot. Do ecni pa i peshuar mirë gjërat dhe mund të gaboni. Ju të dashuruarit do keni shumë komplekse dhe kjo do bëjë që të grindeni me partnerin. Mos vazhdoni me këtë sjellje nëse nuk doni që ai të mërzitet dhe t’iu braktisë shpejt. Në punë shefat do ju kërkojnë llogari për mos përmbushjen në kohë të detyrave. Për fat të mirë financat do jenë të privilegjuara gjithë kohës.
Shigjetari
Gjatë kësaj dite do jeni mjaft të kthjellët dhe do dini se çfarë hapash të hidhni. Për ju të dashuruarit pritet një ditë shumë e mirë për të marrë vendime të rëndësishme në jetën tuaj sentimentale. Do ndiheni për mrekulli pranë partnerit.Në punë do bini dakord për gjithçka me kolegët tuaj dhe së bashku do arrini ta përmbyllni me sukses një projekt të madh. Në planin financiar do keni fat me shumicë.
Bricjapi
Energjia dhe buzëqeshja do ju shoqërojë gjatë gjithë kohës sot. Ka mundësi t’iu realizohen të gjitha idetë që keni pasur në mendje. Ju që keni një lidhje do jeni sharmante dhe partneri do ju dashurojë akoma më shumë. Në punë do jeni gati të ndërmerrni çdo lloj iniciative dhe asgjë nuk do ju trembë. Nuk do e shprehni lodhjes aspak. Buxheti do jetë disi më i mirë se kohët e fundit.
Ujori
Gjatë kësaj dite do doni të ecni para dhe nuk do e mbani më kokën mbrapa. Nëse keni një lidhje, yjet do ju mundësojnë një marrëdhënie harmonike dhe të bukur. Do bëni gjithçka për njëri-tjetrin dhe do kaloni vetëm çaste të lumtura. Në punë ka mundësi t’iu duhet të përballeni me goxha sfida të vështira. Në planin financiar ka rrezik të keni probleme serioze shume shpejt nëse nuk merrni masat e duhura.
Peshqit
Ka mundësi t’iu ndryshojë herë pas here humori gjatë kësaj dite dhe mezi do i bëni disa gjëra që nuk duhen lënë pas dorë. Ju të dashuruarit do e forconi edhe më tepër lidhjen tuaj. Çdo moment të lirë do mundoheni ta kaloni me partnerin. Në punë të gjitha përpjekjet që keni bërë do ju shpërblehen dhe mund të futeni në një etapë shumë herë më interesante se më parë. Të ardhurat do përmirësohen tej mase.