E Martë 5 Nëntor
Dashi
Sot do kaloni edhe momente pozitive, por edhe nga ato negativet. Ne jetën tuaj në çift do të mbizotërojë rutina dhe e zakonshmja. Në pune do merrni frytet e një pune të gjate e të lodhshme dhe do e kuptoni se gjithçka që keni bërë ja ka vlejtur. financat dhe Neptuni do ua shpërblejë gjithë punën që keni bërë.
Demi
Gjatë kësaj dite Dielli do e ngrohë jetën tuaj dhe çdo gjë do ju ecë më së miri. Do jeni tolerante, të kuptueshëm me të gjithë. Nëse jeni në një lidhje qetësia do mbizotërojë në lidhjen tuaj. Në pune do ecni para me hapa më të shpejta. Të gjithë do mahniten me ato që do arrini. Buxheti do jetë i lëkundur!
Binjakët
Kjo do jetë një ditë goxha e ngarkuar me punë dhe angazhime të tjera, megjithatë ju do arrini ta menaxhoni kohën Jeta në çift do jetë e qetë dhe e kënaqshm. Nëse më parë keni pasur vështirësi do keni mundësi t’i rregulloni problemet. Në punë duhet të keni më tepër besim tek vetja. Buxheti do jetë delikat.
Gaforrja
Sot nuk do ndiheni aspak të privuar për të shprehur ato që mendoni dhe do keni forcë të madhe bindëse. Nëse jeni në një lidhje do iu pëlqejnë ndryshimet dhe të rejat dhe do doni ta largoni rutinën sa më parë.Jeta profesionale do jete e paqëndrueshme.Mos i lini gjërat të rrjedhin vetë në planin financiar sepse mund të keni probleme më pas.
Luani
Kjo e sotmja ka për të qenë një ditë mjaft pozitiv për ju. Do arrini te përmbushni objektivavat dhe do ndiheni më të qetë. Lidhja me partnerin do jete me e këndshme. Do i kuptoni më mirë ndjenjat dhe synimet që ka ai për të ardhmen. Në punë ndiqni gjithmonë instinktin dhe nuk do dilni të gabuar.. Gjendja e financave do përmirësohet.
Virgjëresha
Sot nuk do jetë aspak nevoja që dikush t’iu shpjegojë diçka sepse do e kuptoni gjithçka me shikim të parë. Nëse jeni në një lidhje do jeni realiste dhe do i zgjidhni menjëherë edhe ndonjë konflikt të vogël që do ju dalë. Në punë duhet të jeni më vigjilentë dhe të mos besoni verbërisht. Financat do kenë përmirësime.
Peshorja
Sot nuk do ndaleni para asgjëje. Mund të fillojnë të marrin jetë edhe disa projekte shumë të dëshiruara. Nëse jeni në një lidhje, disiplina, harmonia dhe komunikimi do mbizotërojë gjithë kohës mes jush dhe partnerit. Në punë do jeni më bashkëpunues me kolegët. Paratë do mbeten të kënaqshme sepse do dini të shpenzoni me kujdes.
Akrepi
Ky ka për të qenë një ditë përgjithësisht pozitive dhe pa probleme për ju. Marsi do iu nxitë të jeni më tolerante dhe të kuptueshëm me partnerin tuaj.Në punë duhet të jeni dyfish të matur këtë javë për të mbaruar në kohë një projekt të dhënë. Urani do iu ndihmoje të përmirësoni ekuilibrin financiar.
Shigjetari
Mirëkuptimi dhe toleranca do jenë ato që do ju udhëheqin gjatë kësaj dite në shoqëri dhe dashuri. Nëse keni një lidhje do gjeni mënyra nga më interesantet për t’ia shprehur dashurinë partnerit. Në punë do jeni optimistë do mund të kaloni edhe pengesat që mund t’ua shkaktojnë kolegët. Financat do dini s t’i menaxhoni
Bricjapi
Sot do mundoheni të jeni sa më të fshehtë dhe të mos shpreheni shumë.Nëse jeni në një lidhje do kaloni një ditë vërtet të bukur dhe emocionuese. Partneri do ju përkushtohet tërësisht.Në punë ka mundësi t’iu bëhet një propozim për ndryshim posti. Në planin financiar do shpenzoni më shumë nga sa duhet.
Ujori
Do jeni të frymëzuar dhe plot ide sot. Nëse keni një lidhje mos lejoni familjarët të ndërhyjnë tek jeta juaj sepse në darke mund të filloni debate. Në punë të gjitha objektivat do arrijnë suksesin që keni dashur dhe kjo do ju mbushë me optimizëm. Edhe paratë do jenë goxha të qëndrueshme.
Peshqit
Ka mundësi që planetët të sjellin më shumë fat për paratë gjatë kësaj dite. Ju të dashuruarit do keni nevojë për më shumë siguri në çift dhe do ja shprehni haur partnerit këtë gjë. Në punë nuk duhet të ndërmerrni rreziqe shumë të mëdha vetëm që të arrini atje ku doni. Mos e teproni me shpenzimet.