E Shtunë 2 Tetor
Dashi
Më mirë merrini gjërat si t’iu vijnë gjatë kësaj dite dhe mos bëni plane sesa të zhgënjeheni e të mërziteni kur të mos ju realizohen ato që doni. Për ju që jeni në një lidhje do jetë ditë shumë e paqëndrueshme kjo e sotmja.Në punë, detyrat e reja do ju duken aq të vështira saqë nuk do mendoni se do ja dilni dot. Për fat, pas mesditës. Marsi do ju bëjë t’i shihni gjërat me ngjyra. Të ardhurat do fillojnë të rriten.
Demi
Do jeni shumë më optimistë gjatë kësaj dite dhe Dielli do iu japë akoma më tepër energji. Nëse jeni në një lidhje nuk do keni aspak dyshime mbi partnerin dhe jeta do ju ecë si e kishit ëndërruar. Mund të provoni edhe kënaqësi dhe eksperienca të reja.Në punë çdo gjë që keni pritur do ju realizohet do keni mbështetje të pakushtëzuar dhe do merrni goxha përgëzime.Gjendja e financave do fillojë të ketë përmirësime.
Binjakët
Nuk do jeni gjithmonë të logjikshëm gjatë kësaj dite dhe mund të bëni gabime që do ju kushtojnë. Nëse jeni në një lidhje do i jepni më shumë prioritet jetës suaj sentimentale duke lënë pas dore miqtë dhe familjarët. Sido që të jetë ata do ju kuptojnë. Në punë mjaft folët, por hyni sa më parë në veprim. Nga ana tjetër mundohuni të jeni edhe më të organizuar. Në planin financiar fati do ju buzëqeshë dhe do i zgjidhni të gjitha problemet.
Gaforrja
Gjatë kësaj dite do dini t’i bëni me kujdes llogaritë dhe nuk do futeni aspak nëpër probleme. Për ju që keni një lidhje do ketë shumë momente të këndshme. Do merreni vesh për mrekulli me partnerin dhe nuk do keni aspak mosmarrëveshje.Në punë do kërkoni një post të ri dhe falë gjithë arritjeve dhe rezultateve që keni pasur do ja dilni me sukses.Në planin financiar do keni goxha vështirësi.
Luani
Gjatë kësaj dite do keni nevojë t’i shihni gjërat qartë para se të hidhni hapa. Marsi dhe Neptuni do ju ndihmojnë mjaft në këtë plan. Nëse jeni në një lidhje duhet ta kontrolloni sjelljen sepse përndryshe do keni probleme me atë që keni në krah. Në punë disa kolegë nuk do luajnë lojë të pastër kështu që në çdo moment duhet t’i bëni sytë katër. Në planin financiar nuk do keni mbështetjen e yjeve dhe situata do mbetet delikate.
Virgjëresha
Sado që të mundoheni nuk do mund të jeni të lumtur gjatë kësaj dite. Ju që keni një lidhje do jeni shumë xhelozë dhe kjo do e nxehë në disa momente atmosferën. Mirë është të qetësoheni e të flisni hapur dhe përballë me partnerin. Në punë duhet të verifikoni çdo gjë para se të veproni në mënyrë që të mos përballeni me të papritura të pakëndshme. Financat do mbeten ashtu sic kane qenë.
Peshorja
Do jeni shumë të përkushtuar me çdo gjë që do bëni sot dhe do jeni të vëmendshëm edhe ndaj detajeve. Jeta juaj në çift do mbrohet gjithë kohës nga yjet. Nuk do keni asnjë lloj mosmarrëveshjeje dhe do ndiheni plotësisht të qetë. Në punë do i keni idetë e qarta dhe do e dini mirë çfarë hapash të hidhni. Nuk priten aspak probleme dhe vështirësi. Gjendja e financave do fillojë të normalizohet pak sepse do i frenoni shpenzimet.
Akrepi
Sot do keni aftësinë t’i shihni gjërat më qartësisht dhe do gjeni zgjidhje edhe për disa probleme që ju kishin dalë. Për ju që jeni në një lidhje do përjetoni emocione dhe kënaqësi të veçanta.Në punë, idetë e bashkëpunëtorëve do ju ndihmojnë tej mase. Do jeni edhe më kreative dhe më të guximshëm nga më parë. Në planin financiar nuk do dini sa të shpenzoni që gjendja të mos ketë tronditje.
Shigjetari
Për shkak të ndikimit të madh të Marsit dhe Saturnit ka mundësi të bëheni paksa egoistë gjatë kësaj dite. Për ju të dashuruarit do jetë ditë tejet e tensionuar kjo e sotmja. Nuk do merreni vesh për asgjë me personin që keni në krah dhe do keni debate të njëpasnjëshme. Në punë do ju duket sikur dita nuk do ketë fund dhe do lodheni tej mase. Në planin financiar gjendja nuk do jetë ashtu sic e keni dashur.
Bricjapi
Mundohuni të jeni realistë sot dhe të mos ëndërroni shumë .Ju të dashuruarit do keni një ditë rutinë dhe pa asgjë të veçantë. Merrini gjërat sa më shtruar. Në punë, edhe pse nuk do ju kritikojnë, dijeni se të gjithë do i kuptojnë gabimet që do bëni. Financat do jenë pika juaj më e dobët. Nuk do i rezistoni dot dëshirës për të blere gjëra luksoze dhe do shpenzoni pa fund.
Ujori
Edhe pse planetët do ju bëjnë përgjithësisht të logjikshëm sot, shpesh do e humbisni besimin tek vetja dhe do ndiheni të pasigurt për të vepruar. Klima për ju të dashuruarit nuk do jetë aq e ngrohtë sa ju e kishit menduar. Në punë do ju duket gjithçka e vështirë dhe do mendoni se nuk do e arrini atë që ju kërkohet. Optimizmi do ju mungojë tërësisht. Financat nuk do jenë aspak problematike.
Peshqit
Gjatë kësaj dite nuk do jeni në humor të mirë dhe do influencoheni lehtësisht nga të tjerët. Shpesh do ndodheni edhe në situata delikate. Nëse keni në një lidhje do e kundërshtoni partnerin tuaj dhe do keni mosmarrëveshje të shumta me të. Në punë, duke punuar në grup, keni për të pasur arritje më të mëdha. Do keni karakter të fortë dhe nuk do përthyheni para sfidave. Në planin financiar nuk do keni as tronditjen më të vogël.