Premte 1 Nëntor 2024
Dashi
Ka shumë gjasë që sot të çliroheni njëherë e mirë nga disa pengje të së shkuarës dhe gjërat do jenë më të qeta. Nëse keni një lidhje tregohuni të matur kur të flisni me partneri tuaj sepse në të kundërt mund të bëni gabime të Në punë do ju mungojë paksa përvoja dhe nuk do mund të arrini dot rezultatin e shumë kërkuar. Mos u druani të kërkoni ndihmë. Fale ndikimit të planetëve, perspektivat financiare do jenë goxha më të mira.
Demi
Gjatë kësaj dite do ndiheni si mbi re dhe do e kuptoni se jeni me fat që keni këtë shenjë. Gjërat do ju ecin mirë. Për ju të dashuruarit do ketë shumë momente të qeta dhe pa probleme. Do ndiheni rehat dhe do dashuroheni ashtu si do e ndieni. Në punë do jeni plot gjallëri dhe të gatshëm për te hedhur edhe hapa shumë më të rëndësishme nga më parë.. Financat do mbeten të paqëndrueshme për shkak të disa shpenzimeve.
Binjakët
Dielli do ua ndriçojë disi idetë sot dhe do jeni më të qartë për gjërat që duhet të bëni. Po të tregoheni edhe pak më optimistë do jetë akoma më mirë. Ju të dashuruarit do jeni shumë të ndjeshëm ndaj kritikave që do ju bëjë partneri dhe do mërziteni mjaft. Në punë do iu jepen mundësi ta tregoni veten sa të aftë jeni, por duhet të përfitoni. Në planin financiar kontrolloni njëherë buxhetin para se të kryeni çfarëdo lloj shpenzimi.
Gaforrja
Për shkak të turbullirave yjore, jeta juaj nuk ka për të qenë shumë e mirë. Do keni goxha ide negative që do ju bëjnë pesimistë. Nëse keni një lidhje mos bëni gabim të filloni aventura me persona të tjerë. Po gabuat do shkatërroni gjithçka që keni ndërtuar deri më sot. Në punë ka mundësi të tregoheni të padrejtë me disa kolegë dhe keni për ta vuajtur këtë gjë. Në planin financiar do kryeni shpenzime të pamenduara.
Luani
Yjet do kujdesen tej mase për ju gjatë kësaj dite dhe do ju ndihmojnë të zgjidhni edhe çështjet më delikate. Nëse jeni në një lidhje dhe kohët e fundit keni pasur probleme serioze qielli i dashurisë do jetë i kaltër dhe me diell. Në punë do jetë Marsi dhe Jupiteri që do ju udhëheqin gjithë kohës dhe do ju bëjnë më të vendosur për iniciativat që do ndërmerrni. Në planin financiar do jeni luftarakë dhe do arrini ta stabilizoni gjendjen.
Virgjëresha
Ka mundësi që planetët t’iu shtyjnë drejt gabimeve gjatë kësaj dite. Nëse jeni në një lidhje do keni disa debate të vogla, por gjithçka do zgjidhet më shpejt nga sa mendonit. Do i kuptoni gabimet dhe do kërkoni falje. Në punë ka mundësi t’iu vjedhin idetë ose një objekt të çmuar. Pasi t’i kapni në flagrancë do ju kërkojnë falje në gjunjë dhe do turpërohen.Në planin financiar ka rrezik të përballeni me katastrofa nëse nuk bëni kujdes.
Peshorja
Mundohuni ta frenoni pak veten gjatë kësaj dite dhe të mos vraponi shumë. Nga ana tjetër mundohuni të jeni sa më diplomatë. Për ju të dashuruarit do jetë ditë mjaft e qetë dhe pa as problemin më të vogël. Bëni atë që ndjeni pa menduar për të nesërmen. Në punë duhet të bëni të pamundurën për të shuar tensionin me kolegët. Me financat mos bëni asnjë çmenduri nëse nuk doni që gjendja të përkeqësohet së tepërmi.
Akrepi
Emocionet do jenë shumë më të fuqishme gjatë kësaj dite. Do jeni gjithë kohës të rrethuar nga persona dashamirës e të sinqertë. Për ju të dashuruarit do kenë momente të mrekullueshme dhe shpresëdhënëse. Shumë gjëra kanë për të ndryshuar në mënyrë te menjëhershme për ju. Në punë është dita perfektë për të ndërmarrë edhe rreziqe. Financat do jenë shumë më të qëndrueshme dhe më pozitive se më parë.
Shigjetari
Gjatë kësaj dite do përballeni me situata vërtet delikate. Mos reagoni pa u menduar mirë sepse pasojat do ju bien të gjitha në kurriz. Ju të dashuruarit do kaloni një ditë paksa delikate dhe të mbushur me mosmarrëveshje. Në punë do mund të punoni në kushte shumë të mira dhe do keni arritje dhe propozime që nuk i keni pritur asnjëherë. Edhe në planin financiar do jeni me fat dhe do i kryeni me qetësi shpenzimet e nevojshme.
Bricjapi
Ditë gati perfekte do jetë kjo e sotmja. Do jeni entuziastë, plot gëzim dhe shpresë. Konfigurimi i yjeve do jetë shumë i mirë për ju që keni një lidhje. Do e zgjidhni gjithçka me kujdes dhe do ndiheni më të qetë. Në punë do dini si ta luani lojën në mënyrë që të përfitoni sa më shumë. Do arrini t’i bëni ballë edhe xhelozisë së kolegëve dhe nuk do pengoheni pavarësisht ngarkesës që mund të keni. Të ardhurat do vijnë duke u rritur.
Ujori
Ditë goxha energjike do jetë kjo e sotmja për ju. Do merrni edhe vendime të mëdha që mund t’iu orientojnë atje ku duhet. Marrëdhënia në çift do jetë e mrekullueshme. Shumë gjëra do sqarohen njëherë e përgjithmonë dhe do e shihni të ardhmen me një sy tjetër. Në punë vërtet nuk do jeni shumë rehat në disa momente, por ama gjithë ndryshimet që do ndodhin do jenë në favorin tuaj.. Në planin financiar do e kaloni periudhën delicate.
Peshqit
Për të provuar ndjesi të reja dhe më emocionuese sot duhet të lini pas krahëve disa zakone të hershme. Ju të dashuruarit do zbuloni disa anë të karakterit të partnerit të cilat nuk do ju pëlqejnë aspak. Për çdo paqartësi apo merak duhet të flisni hapur me të. Në punë më mirë shmangni shoqërimin me kolegë që ju acarojnë dhe ju turbullojnë mendimet. Financat ka rrezik të dobësohen për shkak të pamaturisë që po tregoni.