E Mërkurë 30 Tetor

Dashi

Turbullira dhe stuhi të mëdha priten sot në jetën tuaj. Për ju te dashuruarit do jetë ditë shumë e turbullt. Nuk do ndiheni aspak mirë në disa momente dhe do mërziteni me atë që keni në krah. Në punë duhet të krijoni dhe të jeni më këmbëngulës se kurdoherë. Ato që thjesht i keni menduar gjithë këto kohë duhet t’i vini në zbatim. Buxheti nuk do jetë i keq, megjithatë po u treguat të kujdesshëm me shpenzimet do keni përfitime më vonë.

Demi

Yjet do ju bëjnë më të kontrollueshëm dhe më të logjikshëm gjatë kësaj dite. Nëse keni një lidhje partneri juaj do tregohet më i dashur, më i përkujdesur dhe më shprehës me ju. Ai do ju gjendet pranë në çdo çast dhe do ju ofrojë ngrohtësinë aq shumë të dëshiruar. Në punë duhet te mateni mirë para se të filloni projekte gjigande sepse prej tyre do varet e ardhmja juaj dhe e kompanisë. Në planin financiar mos u nxitoni dhe shmangin Huat.

Binjakët

Përgatituni për një ditë të mbushur me emocione të fuqishme sot. Ju të dashuruarit do jeni më të përkujdesur për partnerin tuaj dhe do kaloni më tepër çaste romantike me të. Në disa momente atmosfera do ngrohet aq shumë saqë do ju duket edhe vetë sikur jeni në ëndërr. Në punë do jeni përtacë në mëngjes por shumë shpejt do rimëkëmbeni dhe do doni të hidhni hapat e duhura për të arritur sa më lart. Në planin financiar do jeni me fat.

Gaforrja

Për disa sektorë dita e sotme ka për të qenë e mrekullueshme, por për disa të tjerë duhet bërë kujdes. Nëse keni një lidhje, më në fund do arrini t’i sqaroni problemet që keni pasur me partnerin tuaj dhe do ndiheni më të qetë. Pas mesdite buzëqeshja do ju rikthehet si më parë. Në punë do jeni të paduruar dhe duke u nxituar do gaboni. Dijeni se vështirë të ketë kthim pas. Në planin financiar ka rrezik t’iu dalin vështirësi të njëpasnjëshme.

Luani

Nuk do ndiheni aspak mirë gjatë kësaj dite dhe zemra sërish do jetë bosh. Ju të dashuruarit, edhe pse në një lidhje do ndiheni shumë vetëm. Nuk do e ndieni aspak ngrohtësinë e dikurshme të partnerit dhe kjo do ju brengosë. Në punë nuk do ju njihen meritat dhe kjo do ju mërzitë së tepërmi. Flisni hapur me shefat dhe nëse ata nuk pranojnë disa kushte mendoni të kërkoni diçka tjetër. Në planin financiar bëjini me kujdes llogaritë.

Virgjëresha

Dita e sotme do fillojë qetësisht, por dalëngadalë do zbukurohet dhe do bëhet më emocionuese. Nëse jeni në një lidhje dhe keni edhe dyshimin më të vogël ndaj partnerit tuaj, flisni hapur me të dhe mos i mbani asgjë të fshehtë. Në punë mendohuni mirë para se të veproni dhe parashikojini ato që do ndodhin. Me shpenzimet tregohuni sa me të moderuar që të mundeni dhe nuk ka për t’iu ndodhur asgjë e keqe.

Peshorja

Sado të mundoheni sot nuk do mund ta përmirësoni jetën tuaj. Shpesh do jeni edhe kokëfortë dhe nuk do flisni aspak. Për të dashuruarit ka për të qenë një ditë shumë e vështirë. Ne disa momente do ndiheni si të përhumbur dhe nuk do dini çfarë të bëni. Në punë jo se do keni probleme, por nuk do jeni më këmbëngulës si më parë për të arritur atje ku keni dashur. Në planin financiar do jeni gjatë gjithë kohës optimistë .

Akrepi

Përgatituni për ditë të hareshme sot. Buzëqeshja nuk do ju largohet nga fytyra dhe çdo gjë do e bëni me dëshirë. Për ata që janë në një lidhje kjo ka për të qenë një ditë mjaft dinamike dhe plot risi. Do kaloni plot çaste të lumtura pranë atij që dashuroni dhe kënaqësitë do jenë të paimagjinueshme. Në punë do dini t’i menaxhoni gjërat me më shumë kujdes. Në planin financiar do të mbeteni keq.

Shigjetari

Do qëndroni në një vend sot dhe nuk do keni aspak dëshirë të bëni ndonjë lëvizje. Për ju që keni një lidhje ka për të qenë një ditë pasive. Here pas here edhe mund të mërziteni dhe do doni të bëni diçka ndryshe. Puna nuk do ketë ndonjë zhvillim shumë të rëndësishëm. Mund të humbisni edhe disa mundësi të shkëlqyera që do iu jepen. Me menaxhimin e financave nuk do jeni aspak serioz dhe gjendja ka rrezik të përkeqësohet .

Bricjapi

Mundohuni të bëni çdo lloj përpjekjeje sot për ta përmirësuar marrëdhënien me të gjithë ata  që ju rrethojnë sepse vetëm ashtu do jeni më optimistë dhe do ndiheni mirë. Ju të dashuruarit nuk do keni durimin e duhur për ta dëgjuar partnerin tuaj dhe kjo do nxitë herë pas here debate dhe probleme. Në punë, ngaqë do doni të arrini çdo gjë menjëherë, ka rrezik t’i ngjitni shpejt shkallët dhe do lini boshllëqe. Financat do të jenë të kënaqshme.

Ujori

Kjo e sotmja nuk ka për të qenë një ditë e jashtëzakonshme, por as problematike. Ju të dashuruarit do jeni gjithë kohës me humor të mirë dhe gati për të bërë gjëra të jashtëzakonshme me atë që keni në krah. Surprizat nuk do mungojnë në shumë momente. Në punë fati do jetë në anën tuaj dhe do arrini t’i përmbushni që të gjitha objektivat. Financat duhen mbajtur gjithë kohës nën kontroll që të mos lindin probleme  më vonë.

Peshqit

Sado të mundoheni ta rregulloni gjendjen gjatë kësaj dite asgjë nuk ka për të qenë e lehtë. Për ju që jeni në një lidhje, kjo e sotmja ka për të qenë një ditë e mërzitshme. Nuk do përjetoni asnjë emocion të ri dhe në shumë raste zemra do ju brengoset. Në punë më mirë të prisni edhe disa ditë para se të ndërmerrni sfida apo të nisni angazhime të mëdha sepse sot nuk është momenti. Në planin financiar gjendja do jetë normale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds