E Diel 6 Tetor
Dashi
Gjatë kësaj dite do jeni shumë të sjellshëm dhe tejet realistë. Gjithçka do ju shkojë mirë dhe do ndiheni të kënaqur. Nëse jeni në një lidhje, jeta juaj do jetë më e animuar.Në punë do iu jepen më tepër përgjegjësi. Nëse përqendroheni pak më tepër tek ambiciet tuaja do mund t’ia dilni pa kurrfarë problemi. Asnjë planet nuk do ndikojë tek financat sot bëni kujdes.
Demi
Do keni disa ide në kokën tuaj gjatë kësaj dite dhe nuk do dini të uleni. Ky do jetë një gabim që mund t’iu kushtojë. Nëse keni një lidhje dhe partneri iu kritikon shumë ose nuk është në humor të mirë, mundohuni ta kuptoni. Në punë mjafton të përqendroheni pak më shumë tek qëllimi final dhe do ia dilni.Ditë pozitive për sektorin financave.
Binjakët
Do jeni shumë të qetë sot dhe gjithçka do e bëni me kujdes. Mundet edhe t’i kritikoni personat që do i mendojnë gjërat keq për ju. Jeta sentimentale për ju që jeni në çift do shkojë më së miri. Do i përkushtoheni së tepërmi partnerit tuaj dhe pasioni me shumë gjasa do të rikthehet. Në punë do iu jepen mundësi të reja për të arritur objektivat.Financat nuk do kenë ndryshime të mëdha.
Gaforrja
Yjet nuk do ju lënë aspak të qetë gjatë kësaj dite dhe do ju nxitin për çdo veprim që do bëni. Urani do ndikoje negativisht në jetën tuaj në çift. Do keni shumë mosmarrëveshje dhe zënka të forta prandaj bëni kujdes.Në punë duhet të mendoheni mirë para se të hidhni çdo hap. Falë influencës së mirë planetare financat do fillojnë të stabilizohen.
Luani
luftoni për ta bërë jetën tuaj sa më të mirë. Nuk keni për t’u penduar. Ju të dashuruarit do keni disa mosmarrëveshje të vogla me partnerin tuaj, por nuk do ndodhë asgjë për t’u shqetësuar. Në punë do hidhni hapa me tej dhe do kaloni në një stad tjetër. Do iu komplimentojnë të gjithë për arritjet dhe do jeni më krenarë për veten. Plutoni do ndikojë pozitivisht tek sektori i financave.
Virgjëresha
Gjatë gjithë kësaj dite, të nxitur nga Urani, do e dini shumë mirë se çfarë do bëni.Nëse keni një lidhje, jeta juaj sentimentale do jetë shumë origjinale dhe e bukur. Ju thjesht duhet të përfitoni sa të mundeni.Në punë do filloni dalëngadalë të konkretizoni disa projekte.Që financat të mos përkeqësohen shumë ulini pak shpenzimet.
Peshorja
Planetët do ju ndihmojnë të konkretizoni ëndrrat gjatë kësaj dite, pikërisht ato që i keni pasur në mendje prej kohësh. Për ju të dashuruarit gjithçka do ecë mirë. Në fillim të ditës puna do ketë disa probleme, por që me kalimin e kohës do rregullohen. Edhe me kolegët që keni pasur zënka do pajtoheni. Financat do fillojnë të stabilizohen dhe ju do jeni më optimist.
Akrepi
Gjatë kësaj dite, nëse i bëni gjërat me dëshirë të mirë dhe nëse keni durim gjithçka do ju realizohet më së miri. Nëse keni një lidhje shtojini dozat e fantazisë dhe do e shihni që ambienti do fillojë të ngrohet. Në pune duhet t’iu dilni përballë problemeve dhe jo t’iu fshiheni.Do keni fat me financat. Buxhet do përmirësohet ndjeshëm dhe do mund të hiqni disa lek mënjanë.
Shigjetari
Gjatë kësaj dite do e shijoni kohën tuaj të lirë dhe do përfitoni më shumë nga momentet e bukura. Nëse jeni në një lidhje duhet të tregoheni më të kujdesshëm. Kushtojini atij që doni vëmendjen e duhur. Në punë ka shumë mundësi që gjërat të ngadalësohen. Ju nuk do bëni aq sa duhet për të arritur atje ku doni. Në planin financiar duhet me patjetër të merrni masa drastike.
Bricjapi
Instinkti nuk do ju lejojë të gaboni gjatë kësaj dite dhe do merrni disa vendime që i keni menduar gjatë. Hëna do përkujdeset tej mase për ju. Nëse jeni në një lidhje do mendoni më shumë për të ardhmen tuaj dhe do filloni të bëni plane. Në punë jo vetëm që do përmbushni detyrimet, por do bëni edhe me tepër se kaq. Për shkak të disa shpenzimeve urgjente financat do tronditen.
Ujori
Në tërësi do jetë Hëna dhe Plutoni që do ua zbukurojnë ditën sot dhe do vendosin ekuilibrin perfekt. Jeta sentimentale do shkojë më së miri për ju që jeni në një lidhje. Partneri do iu mbështesë edhe në jetën profesionale që të keni arritje të mëdha. Në punë, energjia që do iu japin planetët do ju shtojë të shkoni edhe më larg.Buxhetin duhet ta menaxhoni me më shumë seriozitet.
Peshqit
Mërkuri mund të sjellë disa turbullira gjatë kësaj dite dhe nervat tuaja nuk do jenë shumë të qeta. Ka mundësi që të ndodhin edhe debate. Nëse jeni në një lidhje kujdesuni më tepër për atë që kini në krah sepse nuk do dilni të zhgënjyer.Në planin profesional do nisni një projekt të rëndësishëm, i cili do iu sjellë mjaft përfitime.Për sa iu përket financave mos e mbani shpresën tek ndihma e te tjerëve.