E Martë 1 Tetor

Dashi

Asgjë nuk do ju ecë sipas parashikimeve gjatë kësaj dite dhe kjo gjë do ju demoralizojë pafundësisht. Plutoni do sjellë mosmarrëveshje për ju të dashuruarit. Tregohuni të përmbajtur dhe bëni kujdes me ato që do thoni.Në punë do merrni një promovim, i cili do ju motivojë më shumë.Nëse shpenzoni pa menduar gjatë kësaj dite, ekuilibri financiar do të tronditet ndjeshëm.

Demi

Pavarësisht nga sa dukeni në pamje, ju do bëni përpjekje reale për të avancuar gjatë kësaj dite. Nëse keni një lidhje mos bëni gabim të fantazoni për dikë tjetër që nuk është partneri juaj.Në punë situata do jetë shpesh e trazuar, por nuk duhet ta humbisni besimin. Po u dorëzuat lehtësisht do dilni edhe më të humbur. Buxhetin menaxhojeni me më shumë maturi nëse nuk doni të përballeni me vështirësi.

Binjakët

Mundohuni të jeni më të matur dhe të reflektoni para çdo hapi që do hidhni. Saturni do ju bëjë më të guximshëm. Nëse jeni në çift dhe marrëdhënia juaj po kalon një periudhë të vështirë, duhet të bëni çmos që t’i rregulloni gjëra.Në punë do doni të bëni çdo gjë me kujdes dhe largpamësi.Në planin financiar do shpenzoni me maturi dhe kjo do bëjë që të mos keni probleme.

Gaforrja

Do e urreni rutinën gjatë kësaj dite dhe do bëni të pamundurën për ta ndryshuar atë.Ju që keni një lidhje do jeni më pak ëndërrimtarë dhe më pak romantikë. Megjithatë falë ndikimit të Jupiterit marrëdhënia juaj do jetë e ngrohtë.Në punë do përballeni me shumë të papritura që do ju detyrojnë të merrni një pozicion të ri.Nëse doni që çështjet financiare të shkojnë mirë mos u nxitoni.

Luani

Në vend që të drejtoheni nga emocionet mundohuni të jeni sa më të kujdesshëm gjatë kësaj dite dhe të reflektoni për çdo veprim që do bëni. Lidhja juaj ka rrezik të kaloje një fazë paksa delicate.Në punë do lodheni shumë dhe në disa momente do ju duket i pamundur suksesi.Do të Keni probleme me financat por Mos u alarmoni menjëherë.

Virgjëresha

Mos flini gjatë kësaj dite, por bëni çdo gjë që të keni dëshirë. Askush dhe asgjë nuk do ju ndalë dot kur e bëni diçka me zemër. Nëse jeni në një lidhje do keni mundësi të shijoni lumturinë. Nuk do keni as debate dhe as konflikte me njëri-tjetrin.Në punë konkurrenca do jetë shumë e madhe.Financat do përmirësohen ndjeshëm. Tashmë ju mund të bëni edhe ndonjë shpenzim më tepër.

Peshorja

Edhe pse Dielli do e ngrohtë ditën e sotme në shumë momente do e keni të vështirë të merrni vetë disa vendime.Falë mbështetjes së Venusit ju të dashuruarit do jeni sharmatë dhe joshës. Çdo gjë do ju ecë për mrekulli dhe do kaloni momente harmonike. Në punë, diskutimet me disa bashkëpunëtorë do ju bëjnë të reflektoni dhe të evoluoni në drejtimin e duhur. Me paratë gjithçka do shkojë mire.

Akrepi

Mos bëni sikur i dini të gjitha gjatë kësaj dite sepse do i zhgënjeni të tjerët dhe nuk do përfitoni asgjë. Pozicioni i Venusit do luaje një rol shumë të rëndësishëm për ju të dashuruarit. Do jeni më tolerantë dhe më të kuptueshëm me atë që keni në krah.Jeta profesionale nuk do jetë perfektë, kështu që bëjini mirë llogaritë para se të veproni.Tregohuni shumë të kujdesshëm nëse nuk doni të mbeteni pa asnjë lek.

Shigjetari

Tejet ambiciozë dhe me besim në vetvete, ju do kërkoni të zgjidhni çdo problem gjatë kësaj dite.Nëse keni një lidhje, marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft.Në punë nuk do merrni dot përgjigje për të gjitha pyetjet që do bëni, megjithatë mos u dorëzoni dhe prisni një tjetër moment për të kërkuar atë që doni. Ndryshime pozitive do ndodhin në planin financiar.

Bricjapi

Hëna dhe Neptuni do bëhen bashkë gjatë kësaj dite për t’iu mbajtur larg telasheve dhe për t’iu sjellë emocione. Ambienti yjor do të favorizojë dashurinë për ju që jeni në një lidhje.Në planin profesional konkurrenca do jetë shumë e fortë, por kjo nuk duhet t’iu dekurajojë aspak.Në planin financiar do ju jepen shumë mundësi për të rregulluar çdo gjë.

Ujori

Do jeni shumë objektivë gjatë kësaj dite dhe do mundoheni të krijoni gjithmonë ambiente të këndshme. Nëse jeni në një lidhje një mirëkuptim më i madh do bëjë që edhe diskutimet të jenë të qeta dhe pa debate.Në punë do mobilizoheni më tepër dhe nuk do ju mungojë as përqendrimi.Në planin financiar duhet të bëni shumë kujdes sepse atmosfera do jetë shumë e zymtë.

Peshqit

Mërkuri do jetë planeti që do kujdeset pafundësisht për ju gjatë kësaj dite.Nëse jeni në një lidhje, asnjë planet nuk do mund të trondis sektorin tuaj të dashurisë Hëna do iu ndihmojë të shihni edhe një të ardhme të mirë së bashku.Në punë, sido që t’iu vijnë gjërat mirë është të tregoheni të duruar. Plutoni do të favorizojë financat dhe do keni mundësinë të shlyeni edhe borxhet që keni pasur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds