Sot në hollin e Qendrës së Artit “Vaçe Zela” u bënë homazhet për futbollistin lushnjar Themi Xhoxhi, I cili u nda nga jeta në moshën 85-vjeçare. Mernin pjesë përfaqësues nga Federata Shqiptare e Futbollit, ish futbollistë të ekipit lushnjar dhe jo vetëm, përfaqësuas nga pushteti vendor, të afërm të ish futbollistit dhe qytetarë të shumtë.

Mimi Xhoxhi është një prej emrave emblemë të futbollit lushnjar thonë ish futbollistët Sulejman Demollari dhe Artur Çobai.

Anila Basha, anëtare e komunitetit egzekutiv pranë FSHF thotë se me ndarjen nga jeta të Mimi Xhoxhit, qyetarët lushnjarë kanë humbur një njeri të madh dhe shqiptarët një futbollist të madh.

Kontributi I jashtëzakonshëm që ai ka dhënë si lojtar dhe si trainer, padiskutim e fusin Mimi Xhoxhin në legjendeta e ekipit të Lushnjës.

Radio Televizioni 4 Plus i shpreh ngushëllime familjarëve të Mimi Xhoxhit, qoftë I paharruar kujtimi I tij!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds