Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, i cili mori sot pjesë në ceremoninë e çeljes së një muzeu për Holokaustin në Amsterdam bëri thirrje për lutje për paqe dhe për lirim të menjëhershëm të personave që u morën peng nga Hamasi në sulmin e 7 tetorit dhe që ende mbahen nga grupi militant. Por pasi mbërriti në Sinagogën Portugeze për të mbajtur fjalIm, zoti Herzog u prit me fishkëllima nga protestuesit pro-palestinezë që bënë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të sulmit të Izraelit në Gazë.

“Urrejtja dhe antisemitizmi po përhapen në gjithë botën dhe ne duhet të luftojmë së bashku”, tha zoti Herzog në fjalimin e tij.

Në një shesh pranë tij, protestuesit po bënin thirrje për “armëpushim të menjëhershëm” dhe “dhënien fund të sulmeve ndaj fëmijëve” ndërsa mbanin ndër duar flamuj palestinezë dhe pankarata që shkruanin “Hebrenjtë kundë gjenocidit” dhe “Mjaft Holokaustit në Gazë”. Disa protestues ndezën zjarre dhe hodhën vezë ndaj policisë. Disa prej tyre tentuan të kapërcenin kordonin policor ndërsa protesta u tensionua në orët e pasdites. Mediat lokale njoftuan se në protestë morën pjesë të paktën një mijë protestues.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds