Hodhi një bisht cigare në tokë dhe i vuri zjarrin një sipërfaqe toke. Komisariati i Policisë Divjakë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. B., 28 vjeç, banues në fshatin Gërmenjë e Vogël, pasi dyshohet se ka hedhur në tokë një bisht cigareje dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke.
Gjithashtu Policia Rrugore referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-A. M., 59 vjeç, banues në fshatin Grykë, pasi duke drejtuar pa leje drejtimi, një motomjet pa targa, ka humbur kontrollin dhe motomjeti ka dalë nga rruga;
-një shtetas të mitur, 17 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin, dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë, është dëmtuar lehtë 17-vjeçari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.