Koçiu: Dua të bëj edhe njëherë të qartë, që korrupsioni është vija e kuqe ndarëse mes interesit publik dhe kujdo që i shkon mendja të bëjë veprime të tilla të turpshme. Kemi nisur një hetim administrativ krahas hetimit nga Prokuroria, që shpresojmë të ndëshkojë të gjithë ata që kanë bërë këtë shkelje. Hetimi administrativ që kemi nisur me strukturat e brendshme, do të jetë një hetim që do të trajtojë shumë aspekte, çështjet e organizimit dhe punës në këtë shërbim.

Dikush që trajton jetën njerëzore si mall në tregun e shumicës, s’mund të tolerohet. Do të iniciojmë ndryshime ligjiore, në Urdhrin e Mjekut, që ndëshkon këdo që nuk kryen detyrën në mënyrë profesionale, me integritet. Hetimi do të bëjë një ridimensionim të Onkologjikut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds