Vazhdojnë hapjet e profileve fallco. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Gj., 26 vjeç, banues në Angli, pasi dyshohet se ka hapur një llogari false në rrjetet sociale në të cilën ka postuar foto të një 24-vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin D. B., 36 vjeç, banues në fshatin Stamaticë, Berat, i dënuar më parë për veprat penale “Veprime të turpshme” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, në vijim të veprimeve të kryera për një rast të lojërave të fatit, për të cilin u dha njoftim ditën e djeshme, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. B., 35 vjeç, banues në Lushnjë, pasi nga veprimet hetimore dhe këqyrja e celularëve të sekuestruar, rezultoi se ky shtetas ushtronte këtë veprimtari të paligjshme.

Më datë 22.02.2024, në Komisariatin e Policisë Lushnjë, është paraqitur shtetasi E. G., 45 vjeç, i cili ka bërë kallëzim se në magazinën ku ai është administrator, në lagjen “15 Tetori”, Lushnjë, janë vjedhur vegla pune me vlerë rreth 30 000 lekë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. Sh., 39 vjeç, banues në fshatin Ballagat, Lushnjë, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet telefonit, bashkëshortin e motrës së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds