Sot në fillimin e vitit të ri shkollor 2023-2024 hapi dyert shkolla jopublike “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa”. Ambienti i shkollës i cili ishte bosh për afërsisht tre muaj sot gumëzhin nga zërat e gëzuar të fëmijëve të cilët nisin një vit të ri mësimor. Me lule në duar, me buzëqeshje dhe të shoqëruar nga prindërit takohen me mësuesit e tyre. Emocione të veçanta kanë fëmijët e klasave të para, të cilët takojnë për herë të parë mësuesen e klasës së parë . Stafi i kualifikuar i mësuesve është gati për të filluar këtë vit mësimor me moton ”Arsimi nuk është përgatitje për jetën. Arsimi është vetë jeta”. Shkolla jopublike “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa” u jep nxënësve baza të rëndësishme mbi të cilat ngrihen aftësi si ato për të lexuar e shkruar dhe kompetenca shumë të mira në matematikë, mendimi kritik, dituri e njohuri më të thella të botës që na rrethon.