Policia greke ka publikuar fotot e 4 shqiptarëve, të shpallur në kërkim nën akuzën e vrasjes së një fëmije si dhe tentativën e vrasjes së prindërve të tij, në zonën e Markopoulos më 1 nëntor të këtij viti. 

4 personat e shpallur në kërkim janë romë nga Shqipëria, të identifikuar si Agron Tahiri, 48 vjec nga Fshati Rom, Njësia administrative Qendër në Fier, dy djemtë e tij, të cilët kanë identitet grek me gjeneralitetet Evagjelo Zafiropoulo 28 vjec dhe Dhimitrio Zafiropoulo 25 vjec dhe kushëriri i tyre Nektario Petropoulo 34 vjeç.

Sipas mediave greke, në zonën e Makropoulos u qëllua 15 herë me dy armë zjarri ndaj një automjeti. Ka qenë një automjet tjetër që është ndalur paralel me mjetin tip “Peugeot” ku udhëtonin një çift bashkëshortësh, ku nëna ishte shtatzënë, së bashku me vajzën dhe djalin e tyre 5-vjecar, nga ku kanë zbritur dy persona të cilët kanë hapur zjarr. Si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur e më pas ka ndërruar jetë fëmija 5-vjecar A. A, i cili kishte marrë një plumb në kokë.

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds